Published On: 7 Gusht, 2017

E pabesueshme: Familja shqiptare jeton me ujqër

  • Familja Ismaili, nga një vend afër Tetovës në veriperëndim të Maqedonisë ka pranuar në mesin e saj disa mysafirë jo të zakonshëm.

Në fakt, ata tani janë pjesë e familjes. Prej 2 vitesh, ujqërit e egër të adoptuar nga familja, janë zbutur.

Ulërima e ujqërve për shumë kënd mund të jetë e frikshme, por për Fadil Ismailin nga Tetova, Aleko, Lupo dhe Luna janë bërë anëtarë të barbartë të familjes.

Ai rrëfen se këta ujqër janë zbutur vetëm nga respekti që kjo familje ka treguar për këto kafshë: “Unë e di se çfarë duan, që të më japin respekt unë ju a jap respektin. Do të thotë se kemi respekt reciprok. Vetëm i kam trajnuar.

Mirëpo trajnimi im ka qenë trajnim familjarë. Mua më dhimbsë, , unë nuk dua që ta shohë fëmijën tim duke u përla. Unë i dua. Këto i ruaj për merak, qejf dhe dashuri”, u shpreh Fadil Ismaili, pronari i ujqërve njofton tv21.

Ai tregon se ujqërit janë të trajnuar mirë, dhe nuk janë aspak të ngjashëm me ata të malit.

E zonja e shtëpisë, Hasije Ismaili tregon se në fillim e ka pasur të vështirë “miqësinë” me ta, por tani ajo ju shërben edhe bukë.
“Në fillim unë u frikësosha. Nuk kisha besim sepse janë ujq agresivë apo janë të këqij, por krejt e kundërta ishte.

Sallama dhe kocka ju ziejmë sepse thonë se prej gjakut bëhen agresivë. Shtriheshin nëpër kauça. Na i ledhatonim. Po ata e ndjejnë edhe dashurinë tonë andaj sillen shumë mirë”, tha Hasije Ismaili, Zonja e shtëpisë.

Ata kurrë nuk i kanë shkaktuar dëme kësaj familje, ndërsa lidhjen e tyre të fortë, mund ta shihni edhe ndërmjet këtyre fotografive.

A 5
Loading...
 

Leave a comment

XHTML: You can use these html tags: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>

Loading...