Published On: 18 Qershor, 2017

E drejta e Kosovës për ta quajtur veten Kosovë

Anëshkrime qershori

Nijazi Muhamedi

Ka do gjera qe duhet rikujtuar per te rimesuar:trajektorja politike vetevendosese e Kosoves nisi te marre legjitimitet ne disa elemente shtetformesie substanciale,e njeri prej ketij lloji eshte njohja e legjitimitetit per ta quajtur vendin tend dhe gjuhen tende si e quan ti si popull,e jo si duan ta quajne te tjeret.Kete beteje legjitimiteti e barten intelektualet e Kosoves ,duke e shtyre politikisht ne agjende debati ne rrafsh federativ para dhe pas vitit 1968.Ky demarsh intelektual-politik i atyre viteve ,qe ne fakt,ne kuptimin e filozofise politike tipizohet si demarsh per te legjitimuar sovranitetin shpirteror ndaj vetes si popull dhe tokes se vet, vuri kryeshtyllen e ketij vizioni shtetformues te Kosoves ,kur theu politikisht dhe kushtetutshmerisht pretendimin serb mbi te drejten pushtuese te tij qe Kosoven ta quaje Kosmet(Kosove e Metohi) dhe gjuhen shqipe “shiptarski jezik”(“gjuha shiptare”).Keto debate intelektuale-politike te kosovareve jane botuar me pare ne revisten “Zani i rinise” dhe eshte mire te rilexohen tash per shume arsye per te bere do krahasime kur dicka fitohet me mencuri dhe sakrifica dhe humbet kur ajo bie ne duart e katraneve politike.Qe kryekrahasimi:Me kushtetuten e pavaresise(te Ahtisaarit)injorantet politike qe “vendosen” kete kushtetute lejuan turperisht qe ne rrafsh nderkombetar t,i jepet legjitimitet emertimit serb te Kosoves si “Kosovo”(Republic of Kosovo ne vend te “(the)Republic of Kosova” dhe nuk u shkon mendja as ta ndreqin… !
Pas kesaj,mandej vjen edhe ceshtja e statusit linguistik te serbishtes ne Kosove qe eshte poashtu problematik si eshte impunuar dhe cfare kuptimi dhe legjitimiteti jep per te kuptuar nderkombetareve,por edhe cfare implikacionesh i pykezohen statusit nderkombetar,identitetit politiko-shteteror te Kosoves…Dhe pastaj vjen me radhe edhe problematika simbolike-identitare e “flamurit me harte regjioni dhe yje”,nje simbolike regjioni nen tutori koloniale nga ish_kolonia e saj(Si Kaledonia e “pavarur” franceze),nje simbolike,pra,e mbrapshte qe e legjitimuan “clirimtaret” pasi d rrezuan projektin intelektual_politik te Rugoves dhe te akademikeve rreth tij ,qe ngriten simboliken identitare_shteterore te Kosoves permes Flamurit te Dardanise dhe Hymnit te saj…

Loading...
 

Leave a comment

XHTML: You can use these html tags: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>

Loading...