Published On: 22 Nëntor, 2016

E dëbojnë dy herë, çifti shqiptar shkon sërish në Gjermani dhe kapet nga policia

Një çift shqiptar refugjatësh ka treguar këmbëngulësi të pashembullt për të qëndruar në Gjermani. Brenda vitit 2016 burri dhe gruaja nga Shqipëria janë dëbuar dy herë nga territori i Gjermanisë. Por, ata sërish janë kapur, shkruan wochenblatt.de.

Dje, më 20 nëntor, derisa policët po e kontrollonin një autobus udhëtarësh nga Shqipëria, pak pas hyrjes së tij në vendkalimin kufitar në Bad Reichenhall, në autostradë, ata ndaluan te një çift që dukej i dyshimtë, transmeton albinfo.ch. Në fakt, në pasaportat e burrit 61 dhe gruas 55 vjeçare shihej qartë vula e Policisë Federale Gjermane e cila tregon dëbimin e tyre nga Gjermania.

Herën e parë, çifti ishte dëbuar në Shqipëri me aeroplan, në maj të këtij viti. Herën e dytë, kjo ka ndodhur jo shumë ditë më parë, në fillim të nëntorit. Dhe sigurisht do të ndodhë edhe hera e tretë, por para kësaj çifti duhet të vuajë dënimin i cili zakonisht shqiptohet në këto raste. Policia ia ka dorëzuar çiftin e “papërmirësueshëm” prokurorisë përgjegjëse në Traunstein, përcjell albinfo.ch. Atje ndaj tyre do të udhëhiqet një procedurë e shpejtuar për hyrjen e përsëritur në Gjermani përkundër dëbimit të dyfishtë. Pasi të marrin dënimin ata edhe do ta vuajnë atë në burgjet përkatëse. Dhe vetëm pasi ta kenë bërë këtë, do të dëbohen sërish në Shqipëri.

Loading...
 

Leave a comment

XHTML: You can use these html tags: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>

Loading...

Kush duhet ti fitojë zgjedhjet në Kosovë?

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...