Published On: 25 Tetor, 2016

E arta olimpike: Unë nuk kam shkuar kurrë në diskotekë si bashkëmoshataret e mia

Kampionia e botës xhudo, Majlinda Kelmendi, ka treguar se s’ka qenë asnjëherë në diskotekë sikurse bashkëmoshataret e saja.

“Kam filluar të merrem me këtë sport sepse edhe palestrën e kisha afër shtëpisë në Pejë. E doja shumë xhudon dhe isha e vendosur të investoja në këtë sport. Unë nuk kam shkuar kurrë në një diskotekë si bashkëmoshataret e mia. Mami më thoshte shko, pse nuk shkon, të gjitha vajzat e tjera shkojnë. Unë kisha vetëm një qëllim të isha më e mira në xhudo”, ka thënë Majlinda në TopChannel.

Olimpiada e parë e Majlinda Kelmendit ishte në Londër 2012 kur përfaqësonte ngjyrat kuq e zi.

“Dështimi në atë olimpiadë ka qenë një goditje shumë e rëndë për mua. Ishte një humbje e pamenduar si pasojë e një gabimi të pafalshëm. E kam vuajtur shumë dhe më është dashur kohë për ta marrë veten”, tha Kelmendi.

Në lojërat e Rio 2016 ishte momenti i artë për shqiptarët, por këtë herë me flamurin e Kosovës. “Ishte e jashtëzakonshme ajo që ndodhi në Brazil. Për mua finalja ishte ndeshja e gjysmë-finales. Ajo përballje ka qenë më e vështira sepse kundërshtarja ishte sfiduesja më e madhe në këtë olimpiadë. Kur e fitova atë ndeshje isha e bindur se do të fitoja medaljen e artë”.

Ndërkohë kampionia e botës thotë se ka përballë të tjera sfida duke u përgatitur për lojërat e ardhshme. I gjithë ky sukses, sipas saj, ka ardhur si pasojë e një pune dhe stërvitjeje me shumë përkushtim.

Loading...
 

Leave a comment

XHTML: You can use these html tags: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>

Loading...

Kush duhet ti fitojë zgjedhjet në Kosovë?

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...