Debate Lajmi Levizes

Dyshime se MSh-ja manipulon me tenderë: Mbi 5 mijë euro një laptopë

  • Ministria e Shëndetësisë ka hapur tender para disa javësh për “Furnizim me pajisje të IT-së për nevoja të SISH-it në MSh”.

Por kjo ministri, kur ka bërë specifikimet teknike se cilat kushte duhet të plotësohen, ka përcaktuar edhe firmën fituese, shkruan sot Koha Ditore.

Nga përshtatjet e specifikave del se laptopët duhet të jenë të firmës “Lenovo”.

Nëse shihen çmimet e këtyre loptopëve, atëherë del që Ministria e Shëndetësisë do të paguajë për 11 loptopë mbi 55 mijë euro.

Gazeta, duke u bazuar në specifikat dhe performancën e përcaktuar në dosje të tenderit, këto të dhëna i ka kërkuar në internet, në bazë të përshkrimit ka dalë që të dhënat janë në përputhje të plotë me tipin e ri të loptopëve “Lenovo Thinkpad X1 Carbon”.

Related Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *