Published On: 26 Tetor, 2016

Dynden shqiptarët në ambasadë, Gjermania ka hap 50 mijë vende pune për emigrantët?

Vitin e kaluar Shqipëria u përball me një valë të madhe emigrimi nga të rinjtë dhe jo vetëm drejt vendeve të ndryshme të Europës. Pamundësia ekonomike dhe kushtet e vështira të jetesës në shumë zona të vendit, detyruan mijëra persona të braktisin vendin me statusin e azilkërkuesit me shpresen se do kenë mundësi punësimi në shtetet ku dhe emigruan.

Mirëpo, një ditë më parë, u publikua lajmi se Gjermania ka hapur 50 mijë vende pune për emigrantët, me sa duket, ky lajm ka ringjallur edhe njëherë tjetër shpresat e shumë shqiptarëve.

Jo më larg se sot, dhjetëra persona janë dyndur pranë Ambasadës Gjermane në vendin tonë, duke kërkuar informacion në lidhje me kriteret që ata duhet të plotësojnë apo dokumentet e nevojshme.

Një foto e publikuar së fundmi, ku duket një numër jo i vogël qytetarësh që presin në radhë para ambasadës, tregon edhe sesa shpresëpakë janë ata për vendin, duke nxituar të përfitojnë nga mundësia më e parë për të punuar e jetuar në një vend tjetër

ambasada gjermane, p[una

Loading...
 

Leave a comment

XHTML: You can use these html tags: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>

Loading...

Kush duhet ti fitojë zgjedhjet në Kosovë?

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...