Published On: 21 Prill, 2017
Bota |

Dy tërmete në Turqi, panik në rrugë

Autoritetet turke kanë njoftuar se dy tërmete të shkallës 4.9 të rihterit kanë goditur pjesën perëndimore të Turqisë.

Nga mediat lokale është bërë e ditur se qytetarët kanë dalur në rrugë me panik të madhe, transmeton lajmi.net

Tërmeti i parë ka ndodhur në afërsi të qytetit Selenda pas orës 16:00, kurse një orë më vonë në Sehzadeler.

Deri më tani nuk raportohet për ndonjë viktimë apo dëme materiale.

Tërmetet janë të shpeshta në Turqi, ku një tërmet shkatërrues në vitin 1999 kishte vrarë 18.000 njerëz.

A 5
Loading...
 

Leave a comment

XHTML: You can use these html tags: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>

Loading...