Published On: 22 Prill, 2017

Dy skenarët e Kadri Veselit për ta rrëzuar Isa Mustafën!

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veseli e ka ndarë përfundimisht mendjen që të prishet me Lidhjen Demokratike të Kosovës, të drejtuar nga Isa Mustafa.

Gazeta Blic nga burime brenda partisë më të madhe në vend ka marrë vesh që Kadri Veseli i ka menduar të gjitha opsionet e mundshme, që ta prish koalicionin me LDK-së, dhe që vendin ta çoj në zgjedhje në pjesën e parë të muajit qershor!

Zgjedhjet më 4 ose më 8 qershor!

6 minuta më parëPutini, fituesi i zgjedhjeve në Francë?

Skenari i parë, sipas të cilit Kadri Veseli do ta rrëzoj Qeverinë e Isa Mustafës, është dërgimi në Kuvend i demarkacionit me Malin e Zi.

“Veseli do të insistoj që me çdo kusht demarkacioni të shkojë në Kuvend gjatë javës tjetër. Dhe sipas skenarit të PDK-së, kalimi i kësaj marrëveshje në Kuvend do të jetë i pamundur, atëherë do të merren vesh partitë në koalicion për vetëshpërndarje të Kuvendit, dhe për shkuarje në zgjedhje të reja. Sipas skenarit të parë, zgjedhjet do të mbahen me datë 4 qershor”, ka thënë ky burim i Gazetës Blic brenda PDK-së.

Mirëpo, nëse ky skenar do të dështoj, atëherë PDK e Kadri Veseli e kanë mendu edhe opsionin B.

Sipas këtij burimi, nëse Isa Mustafa nuk e dërgon në Kuvend demarkacionin, atëherë Veseli sipas të gjitha gjasave, duke u bazuar në skenarin e dytë, ose do ta mbështes mocionin e opozitës, ose do ta prish koalicionin, për faktin se Isa Mustafa e ka bllokuar demarkacionin, dhe kësisoj do të rrëzohet qeveria dhe vendi të shkojë në zgjedhje të reja.

Sipas skenarit të dytë, Kuvendi do të shpërndahej deri më 5 maj, dhe zgjedhjet do të mbaheshin më datë 11 qershor.

Nëse Veselit i dështojnë këta dy skenarë, atëherë fitues konsiderohet Mustafa, i cili po i do edhe zgjedhjet paralamentare në vjeshtë, së bashku me ato lokale.

“Kryeministri Isa Mustafa është duke u munduar që riprocedimin në Kuvend ta shtyjë kah fundi i muajit maj, kohë kjo që pastaj do të bënte që zgjedhjet të mbaheshin në vjeshtë bashkë me ato lokale. Veseli është i vetëdijshëm për këtë opsion, dhe është duke bërë presion që gjithçka të qartësohet deri më datë 5 maj”, tha ky burim.

Ky burim qartëson se edhe në zgjedhjet e kaluara parlamentare, të vitit 2014, Kuvendi ishte shpërndarë më datë 7 maj, derisa zgjedhjet ishin mbajtë më 8 qershor, andaj edhe shton, se nëse Kuvendi shpërndahet deri më 5 maj, ka kohë të mjaftueshme që zgjedhjet të mbahen më datë 11 qershor.

Përplasja Veseli- Mustafa, për kohën e dërgimit të demarkacionit në Kuvend!

Gjatë ditës së djeshme i pari i PDK-së, Kadri Veseli ka njoftuar se ka biseduar me zëvendësndihmës sekretarin amerikan të shtetit, Hoyt Yee, me të cilin siç ka thënë, janë dakorduar që gjatë javës të dërgohet në Kuvend marrëveshja për demarkacionin.

Mirëpo, të kundërtën e ka thënë partneri i tij në bashkëqeverisje, lideri i LDK-së, Isa Mustafa.

Edhe ky i fundit ka njoftuar mediat se ka biseduar në telefon me Hoyt Yee, zyrtar i lartë i departamentit Amerikan të Shtetit, mirëpo, sipas shefit të Qeverisë, nuk është caktuar koha se kur do të dërgohet në Kuvend demarkacioni me Malin e Zi.

Mustafa ka njoftuar që sa më shpejt do të riprocedohet në Kuvend demarakcioni, duke mos dhënë kohë të saktë se kur do të ndodhë diçka e tillë.

Në anën tjetër, burime të Gazetës Blic kanë bërë të ditur, se Isa Mustafa me inisistimin e tij do të shkojë për një vizitë zyrtare në Bruksel.

“Qëllimi i kësaj vizite është kinse negociatat për liberalizimin e vizave me kusht, mirëpo që ai synim ka që riprocedimi i demarkacionit tëe vonohet të paktën deri pas datës 15 maj, në mënyrë që zgjedhjet të shtyhen për në vjeshtë”, thonë burime të Gazetës Blic.

Në anën tjetër, nënkryetari i LDK-së, Lutfi Haziri i ka thënë dje Gazetës Blic se dihet kush e riprocedon ën Kuvend demarkacionin.

Sipas tij, është kryeministri ai që e bën një gjë të tillë, e jo kryetari i kuvendit, Kadri Veseli.

Kjo është kërkesa e Ramush Haradinajt për zgjedhje të reja!

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj në një intervistë ekskluzive për Gazeta Blic ka folur për atë nëse Kosova do të duhej të priste deri në vjeshtë në mënyrë që të organizojë zgjedhje në “pako”- për Komunat dhe Qeverinë Qendrore.

Haradinaj ka kundërshtuar këtë ide duke thënë: “Po nuk është kriza në Kosovë, krizë komunale. Kriza në Kosovë është krizë nacionale, krizë e Qeverisjes. Prandaj them se kriza është nacionale sepse ajo ka emër. Kosova ka ngecje në qeverisje vendore dhe atë me emër dhe adresë: krizë në besim, në izolim dhe mungesë të lëvizjes, rend dhe ligj, ekonomi. Kurse komunat ato e kanë radhën dhe qeverisjen dhe me këtë edhe orarin e tyre të zgjedhjeve”.

Shaip Muja: Mirë që po vjen Demarkacioni në Kuvend!

Deputeti i PDK-së, Shaip Muja ka thënë për Gazetën Blic se është lajm i mirë, sjellja në Kuvend e Demarkacionit.

“Është lajm i mirë që vjen, dhe kjo që ka ndodhur që tri vite është një turp politik qeveritar dhe opozitare për interesa puro politike, e them kështu sepse qeverisë i ka konvenuar situata e tillë që politika dhe opinioni të mërren më një temë që s`ka pasur nevoje fare të merret”, tha ai për Gazetën Blic.

Siapas tij, demarkacioni ka pasur mundësi që të zgjidhet qysh në 2015 por s`ka pasur interes.

Kjo siç tha ai, :sepse kishin dal në rend të parë problemet qeverisës , kërkesa tjera më të rëndesishme për qytetarët por edhe për perspektivën shtetërore të Kosovës , me demarkacion janë mbuluar këto çështje, e them simbolikisht demarkacioni ka qenë ballon para diellit që ka bëre hije për me i mbulu dështimet e kësaj qeverisje nga qeveria Rinvestit dhe fcb siç e quaj unë”

A 5
Loading...
 

Leave a comment

XHTML: You can use these html tags: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>

Loading...