Published On: 24 Tetor, 2016

Dy mijë nxënës në Pejë rrezikohen nga materiali kancerogjen

Mosinteresimi i komunarëve të Pejës për projekte të rëndësishme që kanë të bëjnë drejtpërdrejt me shëndetin e fëmijëve, ka lenë gjallë rrezikun për nxënës nga materiali kancerogjen, asbesti që u rrinë mbi kokë në çatinë e shkollës fillore më të madhe në këtë komunë, që ka 1 mijë e 800 nxënës.

Prej që është ndërtuar ajo shkollë dhe ka hapur dyert për nxënës në shtatorin e vitit 1978, mbi kulmin e “Xhemajl Kadës” në Pejë, gjenden pllakat mbi çati nga asbesti, shkruan sot “Koha Ditore”.

Derisa, nga pushteti i paraluftës nuk është prit që të mendohet shumë për shëndetin e fëmijëve, një mosinteresim i njëjtë nuk është pritur edhe nga qeveritarët lokale të pasluftës në Pejë e as të nivelit qendror.

Drejtues të kësaj shkolle vazhdimisht kanë kërkuar që shkollës t’i ndërrohet çatia dhe të mbulohet me materiale të tjera të parrezikshme për shëndetin e fëmijëve. Kohët e fundit këto kërkesa janë shpeshtuar për dallim nga vitet e kaluar edhe për shkak të vjetërsisë se kulmit.

Loading...
 

Leave a comment

XHTML: You can use these html tags: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>

Loading...

Kush duhet ti fitojë zgjedhjet në Kosovë?

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...