Published On: 14 Shkurt, 2016

Dy jubile, dy aktivitete!

  • (Erol Çollakoviq – Shehiq, nga Sarajeva, që, tani e disa vjet, jeton dhe krijon në Gjenevë të Zvicrës, dy jubile: të jetës dhe të krijimtarisë, i shënoi me dy aktivitete artistike).
    ———————–

 

Erol Çollakoviq – Shehiq, nga Sarajeva, që tani e një decenie jeton dhe krijon në Gjenevë, gjashtëdhjetë vjetorin e lindjes dhe dyzet vjetorin e krijimtarisë, ose: 40 vjetorin e lindjes dhe 60 vjetorin e krijimtarisë, (siç preferon ky sarajli dhe shumë të tjerë si ai!), i shënoi, këto ditë, në Zvicër, me dy aktivitet të vyera artistike: me premierën e filmit dokumentar “Nga e kaltra e kaltër”, (De bleu de bleu), dhe me ekspozitën vetjake të fotografisë artistike “Femra si lumi”, (Zhena kao rijeka). I regjistrojmë sipas rrjedhës, ( kronologjisë) së ndodhjes se tyre.
Para-premiera e filmit dokumentar me titull “De bleu de bleu”, (është ekspresion krahinor francez dhe nuk përkthehet kollaj në shqip), kur E. Ç. – Shehiq është autor komplet (i skenarit, xhirimit dhe i regjisë), u shfaq në kuadër të festivalit të filmit “Soral ose l’art”, në lokalitetin simpatik dhe tejet fotozhenik Soral, në afërsi të Gjenevës. Ky është viti i dytë i organizimit të këtij të këtij festivali dhe synon të bëhet tradicional, i përvitshëm.
Kurse aktiviteti tjetër, kulturor i jubileut individual të Erolit, ngjau ne qytetin tjetër (të rëndësishëm) të Zvicrës, në Lausanne (Lozanë).. Në “Grey gallery” të këtij qyteti me traditë të lashtë e të pasur kulture artistike dhe historike, u hap ekspozita vetëm, me ç’rast z. Erol, para dashamirëve të kësaj gjinie të artit pamor, ekspozoi numër të konsiderueshëm fotografish artistike, të dimensioneve të mëdha dhe secila kushton dymijë franga zvicerane.
– Ekspozita “Femrat si lumë”, në një mënyrë të re tematizon ambientin njerëzor, në këtë rast lumin dhe femrën, si burime të vetë ekzistencës” – thotë, ndër të tjera E. Ç. Shehiq, i njohur jo vetëm opinionit publikut të Sarajevës dhe BiH, dhe shton se: “fenomeni ujë, rrjedha dhe forma që ka, i le artistit vetëm pakëz hapësirë kohore që të shënoi pa-përsitëshmërinë e saj. Që të ndodhë arti është i nevojshëm mjedisi dhe inspirimi, cytja qoftë ai edhe reagim…”.
Në fund të këtyre dy manifestimeve, që patën jehonë dhe i ndoqën me interesim të shtuar publik, artisti boshnjak shton se dhe tjetërkund është rrugë bukur e vështirë të realizohet dhe të finalizohet një prodhim artistik, edhe kur është fjala për sigurimin e buxheteve dhe fondeve të nevojshme. Kudo qoftë, pothuaj se, është e njëjta gjë, shtoi ai.

GreyGallery_Erol-Poster2-2 (2)

Loading...
 

Leave a comment

XHTML: You can use these html tags: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>

Loading...

Kush duhet ti fitojë zgjedhjet në Kosovë?

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...