Published On: 11 Janar, 2016

Dy fjale për 9 janarin

Shkruan: Sylë Bajrami

 

Protesta nuk është diçka që analizohet nëpërmjet numrave, përveçse, nëse këta numra janë tragjik.
Protesta analizohet përmes komponentëve tjera. Arsyeja, qëllimi, niveli i organizimit etj.
Protesta e 09.01, në bazë të këtyre komponenteve, ishte e suksesshme.
Arsyeja e saj ishte shumë e fuqishme.
Qëllimi i saj ishte në të mirë të Kosovës. Edhe niveli i organizimit, falë pjesës dërmuese të pjesëmarrësve, ishte në nivelin e një proteste të mirëfilltë.
Meritë të veçantë, në këtë mbarëvajtje, ka Policia e Kosovës në mbajtjen e rendit dhe ruajtjen e nivelit profesional e që është për çdo lakmi.
Ajo që bie në sy për të keq është oratoria e pa matur dhe agresive e një pjese të opozitës, sidomos e disa emrave në VV, ditëve që i paraprinin protestës.
Ligjëratat tejet destruktive dhe ndjellakeqe të disa opinionistëve. Këtu, shlirshëm mund të fusim edhe emra që vijnë nga pozita.
Është për keqardhje mundi i disave që këtë protestë ta adresojnë vetëm në dy çështje, në atë të “Bashkësisë” dhe atë të Demarkacionit. Arsyet e tilla janë të dukshme dhe qëllimi dihet.
Arsyeja e kësaj proteste është shume më e gjerë, shumë më e thellë dhe e drejtuar kundër një shumedimensionaliteti të të këqiave që kanë ndodhë e po ndodhin në dhe me Kosovën.
Mbas një shprehje të tillë, të qytetëruar, të shqiptarëve, topi tani është në fushën e Elites Politike.
Tash duhet të reflektohet në të mirë të vendit. Dhe, në këtë REFLEKTIM individi është krejt minor pavarësisht meritave që kishte, pavarësisht gjynaheve që bart mbi supe, secili duhet të mendoj, jo vetëm për vete dhe fëmijët e tij, por edhe për Fatin e Kosovës. Fat të cilin e ndajmë të gjithë së bashku.
Pjesa, që duhet të shqyrtohet në këtë proteste është ajo e VANDALIZMIT:
Kjo, nuk guxon të jetë as çështje e politikës, as e mediave, as e atyre që i kanë duartrokit dhe vazhdojnë të fërkojnë duart, por është çështje e Policisë për identifikimin e tyre, kushdo qofshin) DHE E GJYQËSISË PËR T’JU DHËNË ATË QË MERITOJNË.
Isa dhe Hashimi, në njërën anë dhe Albini me kompani në anën tjetër, duhet të binden se e kanë humbur forcën bindëse para qytetarit.
Këta, duhet me e kuptu njëherë e mirë se, qytetari është lodhur nga mosfunksionimi i Shtetit dhe nga Loja e tyre me Shtetin.
Me gjithë respektin, në tërë këtë, figura më tragjike është Kryeministri. Do të ishte mirë të mos lejoj që të shndërrohet në një figurë tragjikomike.

Loading...
 

Leave a comment

XHTML: You can use these html tags: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>

Loading...

Kush duhet ti fitojë zgjedhjet në Kosovë?

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...