Published On: 26 Nëntor, 2016

Dy fëmijë nga Drenasi humbin jetën në një aksident në Serbi (Foto)

Rruga e kthimit për në vendlindje doli te jetë tragjike për familjen Dvorani nga Tersteniku i Drenasit.

Në mes të natës së 24 dhe 25 nëntor të këtij viti, në rrugën Suboticë-Novisad, familja e Astrit Rrahim Dvoranit, gjatë kthimit nga Austria për në Kosovë, pëson aksident ku humbin jetën dy fëmijët e mitur të familjes së Astrit Dvoranit.

Njëri quhet Muhamhet A. Dvorani, 8-vjeçar, dhe tjetri Mendim A. Dvorani që ishte vetëm 5-vjeçar.

Sipas burimeve të portalit drenicapress.info, babai i tyre gjendet në Spitalin e Vojvodinës duke marrë tretman mjekësor.

Ndërkaq, mediat serbe kanë raportuar se aksidenti ka ndodhur kur vetura me targa të Maqedonisë ishte ndalur para një këmbësori, ndërkaq vetura e tipit “Mercedes” me targa të Austrisë, duke tentuar që të shmag shkeljen e këmbësorit ka goditur rrethojën e rrugës dhe më pas kamionin.

Dy fëmijët që kanë humbur jetën kanë qenë në vetyrën e tipit “Mercedes” ndërkaq vozitësi dhe personi që ka qenë i ulur në karrigen e parë ka marrë lëndime të rënda trupore. Një burrë i moshës rreth 45 vjeçare po ashtu ka humbur jetën në këtë aksident, ndërkaq kanë mbetur të lënduar edhe dy burra të tjerë.

Loading...
 

Leave a comment

XHTML: You can use these html tags: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>

Loading...

Kush duhet ti fitojë zgjedhjet në Kosovë?

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...