Published On: 12 Korrik, 2017

Dy elitat politike shqiptare në fakt janë një, dhe duhet të sillen si një elitë e vetme unike që mbron interesat mbarë kombëtare

5

 KRYEMINISTRIT TË SHQIPËRISË, KRYEMINISTRIT TË KOSOVËS TË PAS ZGJEDHJEVE

Genc Drini                                                                 

Duke filluar nga v.2006 me shkrimin “Kurrë më Jugosllavi” në gazetën “Rimëkëmbja”,në dhjetë vite në vazhdimësi autori i këtij shkrimi, si dhe autorë të tjerë, ka hedhurnë shtyp analizakundër planeve të BE për ngritjen e një Jugosllavie tjetër, synim i formuluar shumë herë nga politikanë të BE, dhe mbështetur me mbledhje, fonde dhe projekte indirekte. Por, ministrii jashtëm D. Bushati, ndërkohë që mbështet çdo plan të BE, “nuk di gjë”dhe mohon egzistencën e projektit Jugosllavi. Është e pa besueshme kur edhe pas deklarimit të Vuçiqit se “do ngrejmë “ish Jugosllavinë plus Shqipërinë”, përpiqet me nxitim të mbulojë diellin me shoshë, dhe ta mohojë, apo t’u hedhë hi syve shqiptarëve,dhedeklaron “solemnisht”: “Kemi synim krijimin e një tregu të përbashkët rajonal. Ka pasur disa spekulime për këtë përqasje të Shqipërisë dhe Serbisë, e cila është mbështetur edhe nga Komisioni Europian dhe vende kyçe në Bashkimin Europian, por qëllimi i kësaj nisme nuk është asesi krijimi i të ashtuquajturës ‘Jugosllavi’. Qëllimi i kësaj nisme nuk është asesi ta nxjerrë në vend të dytë procesin e anëtarësimit të vendeve tona në BE”. Flet për spekullim, e pse të mos e quajmë spekullim të mirfilltë pikërisht këtë frazeologji, mohimin kategorik që i bën Bushati krijimit të formuluar tashmë të një Jugosllavie? Pse ti besojmë këtyre frazave të Bushatitdhe jo Vuçiqit që pohon shqetose po ngrejmë ish Jugosllavinë plus Shqipërinë? Në mos Vuçiqit, pse të mos i besojmë kryeministrit shqiptar Mustafa qëshumë i shqetësuarpër Kosovën shprehet se nuk pranon“kurrfarë tregu të përbashkët të BP, apo kurrfarëJugosllavie”?Pse të mos i besojmë ministrit të jashtëm të Kosovës Enver Hoxhaj që shkruan kudo si dhe në twitter: “Kosova është kundër një Jugosllavie të re, model ky që ka dështuar në të kaluarën në luftëra të dhunëshme”.“Ne nuk duam të shohim një Serbi që në stilin rus mundohet të dominojë rajonin politikisht” Janë tendenca anti europiane për ta dominuar rajonin si dhe të zgjatëndikimin rus”. (citim i përsëritur-Telegraf), pavarësisht paradoksit se BE mbështet projektin gjykimi i tij është I bazuar.

Siç duket kanjë ndryshim të madhfondamental qasjesh në këtë periudhë në mes Ministrit të Jashtëm të Shqipërisë dhe autoriteteve të Shtetit të Kosovës. Së pari Bushati pohon krejt ndryshe nga autoritetet e Shtetit të Kosovës qësi Shqipëri ne “kemi synim krijimin e një tregu të përbashkët rajonal”, që për të tjerët është një Jugosllavi. Nuk ndjehet i kënaqur me kaq po nuk mori  me kaq po nuk mori në ndihmë “si aleat” faktorin “magjik” që e përdor çdo politikan shqiptar për tu dukur i adoptueshëm, ndërkombëtarët, dhe fut në punë frazën “vende kyçe” dhe shkruan kjo: “është mbështetur dhe nga Komisioni Europian dhe vende kyçe në Bashkimin Europian”, për tia lënë kështu autorësinë shqiptarëve. Në të vërtetë autorësia është e BE dhe autoritetet shqiptare vetëm i janë nënshtruar kërkesave të tyre po dhe interesave margjinale të bisneseve të caktuara në Shqipëri. Ndërsa Kryeministri Isa Mustafa në largimdhe Ministriijashtëm i Kosovës E.Hoxhaj bëjnë krejttë kundërtën. Për të mirën e shqiptarëveu përpoqën tu venë fre ndërkombëtarëve në idenë e tyre rrafshuese, i kundërshtuan në themel. Kryeministri i Kosovës, pa u përdredhur aspak,po si burrë shteti, i bën të ditur Bashkimit Europian se cilat janë interesat thelbësore për shqiptarët, si shqiptar që është dhe si kryeministër që i përfaqëson shqiptarët e Kosovës, në këtë rast interesa krejt të kundërta me vizionin dhe interesat e Bashkimit Europian në projektin BP që nxisin. Me indulgjencë për politikën konformiste të Tiranës, sqaron dhe flet për pozicionin ndryshe të Kosovës në raport me qëndrimin e Shqipërisë: “Ne ndajmë përvoja të ndryshme nga e kaluara dhe kjo e kaluar nuk dëshirojmë të na kthehet edhe një herë në ambalazhim të ri. Një treg i ngjashëm me atë të ish-Federatës Jugosllave, pa Kroacinë e Slloveninë e me Shqipërinë, si treg i përbashkët. Jo! Ose një union doganor i Ballkanit Perëndimor, në të cilin Kosova nuk do të ketë prekje me asnjë vend të Bashkimit Evropian. Jo!”, ka shkruar Mustafa në Facebook, para pak javësh.Ndërsa kur Bushati pohon synimin dhepërpjekjet dhe vullnetin e Tiranës për krijimin e një tregu të përbashkët rajonal, sipas gjykimit të Mustafës del qëBushati, Tirana,po kërkojnërikrijimin e tregut që ishte në ish-Federatën Jugosllave, dhe që Vuçiqi i bie drejtë, e quan Jugosllavi,po kërkojnë rikrijimin e Jugosllavisë, të shitur në tregun politik me lloj lloj emërash.Nuk besoj se në Shqipëri ka rrethe që përjetojnë nostagji të viteve 1941-1948 kur dhe Shqipria qe gati të përlahej si republikë e shtatë e ish Jugosllavisë, por sigurisht jemi para një projekti krejtësisht analog por pa Kroacinë dhe pa Slloveninë, por me Shqipërinë brenda të konceptuar në Beograd.

Me inteligjencë dhe me gjuhë racionale, Mustafa, bën një konstatim shumë dramatik: Kosova “nuk do të ketë prekje me asnjë vend të Bashkimit Evropian”, që është dhe një klithmë shqetësimi të thellë për Kosovën që do izolohej e kthehej mirëfilli në një koloni të Serbisë.Po të ndodhte kjo,shqiptarët në vend që të arinin më në fund bashkimin dhe rritjen e kapaciteteve të tyre, të gjithë shqiptarët do shihnin potencialet e tyre politike dhe ekonomike të reduktuara rëndë, dhe vetë të reduktuar në qytetarë të kategorisë së dytë. Shqiptarët dje e sot në Serbi dhe Maqedoni janë një ilustrim për këdo. Për Kosovën nuk do kishte më Bruksel po vetëm Beograd, po dhe për Shqipërinë me kohë nuk do ishte shumë më ndryshe. Atëherë çfarë do të thotë kjo dakordësi e Shqipërisë me Serbinë për projektin Treg i përbashkët i BP ose trego-sllavi, Jugosllavi?Që shqiptarët më parë tëfalen në Beograd,ku do të ketë një Asamble vendosëse të të gjashtë vendeve, nga të cilat katër shtete me popullsi sllave, Serbi, Bosnje, Maqedoni, Mali i Zithuajse të ngjashme, dhe dy shqiptare, Shqipëri, Kosovë me nga dhjetë anëtarë, e të shihin nëpëmes prIzmit Jugosllavi Brukselin? Çfarë do të thotë kjo për shqiptarët, për Çështjen shqiptare të braktisur?Të gjithë shtetet e Europës që kanë hyrë në BE veç e veç, “falen”direkt në një qendër të përbashkëtnë Bruksel me të cilën janë të kapura menga një valencë direkte. Ndërsa shqiptarët të shpëndarë në gjashtë shtete të rajonit, në të cilët Shqipëria dhe Kosova si shtete, brënda trego-sllavisë duhet ta kapeshinme valencën e tyre më parë në Beograd si qendër e parë, dhe me shpinën kthyer BE-sëdo bënin çfarë të vendosej aty? Pastaj “ashtu të lodhur”dopërpiqeshin të lëshonin, “në qoftëse do ti lejonin rregullat” e “unionit”një valencëdrejt qendrës tjetër“të dytë”Brukselit…Për Kosovën në veçanti edhe më keq,qendër dhe valencë do vetëm mbetej vetëm Beogradi.Kështu do ishte për gjithë shqiptarët në atë “trego-sllavi magjike” që “magjistari” Bashkim Europian kërkon të ndërtojë dhe me miratimin e Qeverisë Shqiptare.

Po Kryeministri i Kosovës Mustafa, përpiqet ti kujtojë me këtë si Kryeministrit Rama, ministrit të jashtëm të Shqipërisë Bushati, edhe ish kryeministrit Vuçiq, po dhe politikanëve të BE që “tregu i madh” magjik që “zgjidh çdo gjë”, dhe me të cilin po mundohen të joshin shqiptarët“naivë”qe arritur në dy ish Jugosllavitë, dhe megjithatë nuk zgjidhi asgjë, shpërthyen dy lufta të mëdha barbare duke shkatërruar me treg e me çdo gjë. Kryeministri në largim Mustafa u tregon mësimin e madh të historisë që “tregu i madh” në vetvete dhe as Jugosllavia nuk zgjidhin asgjë, por vetëm gjenerojnë drama. E megjithatë europianët e BE që i ka kapur turri, ngulin këmbë dhe shtyjnë drejt një tregu të përbashkët, një Jugosllavie tjetër, siç saktëson Vuçiq.Sidoqë është i vulosur historikishtpëfundimi kundër një organizimi të tillë, politikanë europianë shtyjnë, dhe kryeministrat e Shqipërisë e ministrat njëri pas tjetritpranojnë as e vrasin mëndjen tëshoshisin dhe ata vetë po-të dhe jo-të e tregut, trego-sllavisë, “Jugosllavisë”. Harrojnë së paku se në atë treg për mungesë kapacitetesh konkurrenciale të ekonomive të dy shteteve shqiptarëve në qerthullin gjashtë shtetesh, në fund të ditës shqiptarët mund të gjinden ekonomikisht të shfrytëzuar, të rjepur dhe të margjinalizuar.

Në vend që të argumentojnë për pa përputhëshmëritë, ose të kundërtën, nisin një predikim moral, apolitik, flasin që na duhet të pajtohemi me serbët, kur serbët vetë nuk e venë atë ujë në havan sepse mendojnë në mënyrë racionale dhe jo emocionale. Fundi është viktima që po kërkon të pajtohet kur serbët nuk kanë bërë asgjë Fjala “pajtim” është fjalë subjektive që mbart farën e vetëmashtirimit sepse nuk ka meter në botë që e mat dhe pra nuk ka pse të përdoret,madje edhe si metaforë krijon konfuzion.Marëdhëniet në mes shteteve rregullohen mbi bazën e koncepteve politike racionale, në rastin tonë fjalët marëdhënie normale, paqësore dhe marrëveshje.Po përpara çdo kundërshtimi që i bëhet idesë për trego-sllavi, e Jugosllavi,braktisin argumentimin me fakte dhe i futen pikërisht trajtimit subjektiv dhe flasin për pajtim. Tundin para hundëve të shqiptarëve si “precedent” shëmbullin e afrimit franko gjerman të pas luftës. Shëmbull i pa përputhshëm, iluziv dhe duke qenë i tillë dhe mashtrues, sepse as marrëveshja fillestare në mes Francës e Gjermanisë dhe as krijimi i BE nuk u mbështetën mbi ringritjen e skemave të dështuara të para luftës, si ish Jugosllavia në Ballkan të cilën duan ta rikrijojnë, një shëmbëlltyrë e dramave që ndodhën. Shtetet europiane krijuan nga a-ja një strukturë krejt të re marëdhëniesh bashkëpunimi të vullnetshëm të të gjithë shteteve europiane, Bashkimin Europian, që nuk kishte egzistuar më parë, nuk ishte provuar kurrë dhe pra nuk kishte dështuar.

x

Për ata që Çështja Kombëtare Shqiptare është e shenjtë, nuk duhet të ndodhnin kundërshti në mes Shqipërisë dhe Kosovëspër projektin treg i përbashkët i BP, apo tregosllavisë, Jugosllavisë, duhet të dilnin së bashku me një qëndrim të vetëm. Shqipëria mund të marrë niciativa por këtu nuk duhet të printe,duhet të pasonte gjykimin dhe vendimin e Shtetit të Kosovës, por jo, iu nënshtrua pa kushte politikave të BE dhe u bë një me projektet e BE. Pa e vrarë mëndjen fort, duke lakmuar dhe përfitime ekonomike, çau e vetme përpara duke i ra ndesh interesave kombëtare dhe nisur një çarje të rrezikëshme me Kosovën. Kjo nuk duhet të ndodhë më.

Po çfar ndodhi me Bashkimin Europian? U ndje në krizë stopoj integrimin e gjashtë shteteve të rajonit në BE dhe pas v. 2014 shpalli“Nismën e Berlinit”. U tha qartë se “Tregu i Përbashkët i BP” ishte një zëvëndësim “i përkohshëm”, ngadalsim i procesit të zgjerimit të deklaruar nga Presidenti i KE Junker. “Zëvëndësimi” i integrimit në BE me një treg të përbashkët të gjashtë shteteveështë një lajm aspak i mirë, sidoqë brënda niciativave europianepërfshihen dhe disa projekte zhvillimorë. Jemi para një tronditje gjeopolitike tektonike qëzhvendos shinat e trenit. Në vend të “rrugëtimit” për në BE, trenitë dërgon në një stacion të kundërt, në një treg të Përbashkët të Ballkanit Perëndimor, nëkllapën e një Jugosllavie tjetër dhe kjo nuk është kurrëajo që prisnin e presin shqiptarët.Termi “zëvëndësim i përkohshëm” për integriminështë subjektiv, shpreh dëshirë ponuk përputhet me filozofinë e historisë e cila njeh vetëm kohë të përcaktuar qartë, realitete dhe jo dëshira evazive. Për rrethana të ngjashme apo të tjera, integrimi në BE mund të shtyhet dhe përfundimisht të mos ndodhë kurrë. Atëherë në këmbë do “mbetej”vetëm realiteti i krijuar, Jugosllavia..dhe dy shtetet shqiptare të mbërthyera në të!Do shpërthiqej dhe slogani i atyre qëkanë thënë se shqiptarë do bashkohen në BE dhe i janë kundërvu atyre që venë në plan të parë projektin e Bashkimit Kombëtar,

Më në fund duke parë këtë kthesë të “fatit” që shmang “me mjeshtri” dhe pa cak integrimin e Shqipërisë në BE,po dhe duke u përballur dhe me kundërshtimin e fortë të Kosovës të një tregu të përbashkët, alias Jugosllavi, drejtuesit e politikës në Shqipëri, nuk mund të mos reagonin, dhanë një sinjal kthese.Ministri i Jashtëm Bushati në një konferencë në “German Marshall Fund, tha që: “rajoni ka pengesa politike “të cilat sipas tij “pa mundësojnë jetësimin e idesë”…duke bërë aluzion për mosnjohen e Kosovës nga Serbia, dhe të tjera, që teknikisht pa mundësojnë një Treg të BP dhe një Jugosllavi.Po dhe më i qartë qe Kryeministri i Shqipërisë Rama që pa u shprehur direkt kundër “Tregut të Përbashkët të Ballkanit Perëndimor, kërkon ose integrim direkt në BE ose bashkim me Kosovën. Bota shqiptare është e shqetësuar për të parë se sa do ti qëndrojë më tej në Samitin e Triestes që po afron Kryeministri Shqiptar Edi Rama, QeveriaShqiptarepresioneve të BEpër të ndërthurur pazgjidhshëm, një treg të përbashkët të gjashtë shteteve, sistemet ekonomike, një union, alias Jugosllavi. Qeveritarët po të jepen pas orekseve se cili do marrë më shumë investime për projekte zhvillimore, dhe të zhysin Shqipërinë dhe Kosovën në atë treg-osllavi, do ishte mjerimi më i madh për shqiptarët.Po sa do të rezistojnë në Trieste dhe përfaqësuesit e Qeverisë së Kosovësshumë të qartë në deklarimet e tyre?

Një detyrë është urdhërore për të dy Kryeministrat, për dy qeveritë shqiptare, duhet të jenë marrë vesh, dhe të merren vesh deri në detaje që dy palët të kenë një qëndrim si një zë, përndryshe përse do quheshin qeveri shqiptare?

Duhet të kujtohen se BE do derdhëte më shumë para në projekte që do mbërthenin pa shkëputshëm ekonomitë shqiptare me ato serbe. Pikërisht që kjo të mos ndodhë për këtë janë Kryeministrat, drejtuesit e dy shteteve të shqiptarëve. Në këtë moment kyç për të ardhmen e shqiptarëve, sytë janë tek Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama me ekipin e tij. Janë tek Kryeministri i Kosovës në largim Mustafa, që duhet të ngulë këmbë pa kthim në qëndrimet e shprehura deri tani, me ekipin e tij.

Mbi të gjitha Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama, dhe Kryeministri i Kosovësjanë përballë vetes! Janë përballë të gjithë shqiptarëve. Janë përballë historisë.

19 qershor 2017

 

Kuvendi i Gjilanit miratoi emrimin e rrugës: "Mërgimtarët e Gjilanit" në shenjë nderimi e falënderimi për kontributin e juaj për Lirinë, Pavarësin dhe Republikën! #Mirësevini n'shpi!
A 5
Loading...
 

Leave a comment

XHTML: You can use these html tags: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>

Loading...