Published On: 11 Gusht, 2017

Dy ditë luftë me flakët për gabimin AMATOR të një 16-vjeçari

Një 16-vjeçar fshihet pas zjarri të mbi 5 hektar bimësie në fshatin Kuç të Vorës, dhe e gjitha ka ndodhur nga pakujdesia: Nga hedhja e një cigareje në zonë me pyje.

Gjatë ditës së sotme, shërbimet e policisë të Komisariatit Vorë, kanë arritur të dokumentojnë me prova ligjore autorësinë e zjarrit dhe kanë bërë të mundur ndalimin e R.L., 16 vjeç, banues në fshatin Gjokaj (Bashkia Vorë). I riu rezulton të jetë i proceduar më parë për veprën penale “Prerje e paligjshme e pyjeve”.

Ndalimi i tij u bë pasi më datë 9 gusht rreth orës 19 : 00, në kodrat e  fshatit Kuç, ka shkaktuar rënien e zjarrit në sajë të një cigareje të hedhur në tokë, ku për pasojë janë djegur mbi 5 hektar bimësi (shkurre dhe ullinj).

Shërbimet e Policisë në bashkëpunim me PMNSZH dhe Emergjencat Civile vazhdojnë punën për fikjen e zjarrit i cili vazhdon prej 2 ditësh.

I riu do të hetohet më tej nga prokuroria e Tiranës për veprën penale “Shkatërrim nga pakujdesia me zjarr i pyjeve dhe i mjedisit pyjor” /Gazeta Express/

A 5
Loading...
 

Leave a comment

XHTML: You can use these html tags: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>

Loading...