Published On: 22 Prill, 2017
Bota |

Duterte u bën thirrje të papunëve: Gjeni armë dhe vrisni çdo përdorues droge

Presidenti filipinas, Rodrigo Duterte duket se e ka forcuar luftën kundër përdoruesve të drogës dhe me shumë gjasa nuk njeh limite, shkruan “Reuters”

Pasi legalizoi vrasjet e përdoruesve të drogës, lideri i njohur si ‘Ndëshkuesi’ u ka bërë thirrje të papunëve të gjejnë një armë dhe të vrasin çdo përdorues droge, të cilët sipas tij po vijojnë të thithin fonde të pamerituara nga buxheti i shtetit.

“Nëse keni humbur punën, ju jap unë një të re. Vrisni të gjithë përdoruesit e drogës”, ka thënë Duterte gjatë një fjalimi zyrtar, pasi ishte ktyher nga një vizitë në Katar.

Më herët ai pati deklaruar se “Ndjehem shumë keq që jap 2,5 miliardë dollarë për qendrat e rehabilitimit të të droguarve. Por çfarë mund të bëj? Duhet t’i kurojmë, ashtu si çdo qytetar tjetër në vend. Por unë ndjehem me të vërtetë keq për këtë”.

Filipinet kanë një popullsi prej afro 100 milionë banorësh dhe papunësia është rritur nga 5,9% në 6,6%. Gati 9,000 persona janë ekzekutuar nga qershori i kaluar, kur Duterte erdhi në pushtet dhe autorizoi vrasjen e paligjshme të të gjithë përdoruesve të drogës.

A 5
Loading...
 

Leave a comment

XHTML: You can use these html tags: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>

Loading...