Published On: 20 Nëntor, 2016

Durrës/Nëna e dy fëmijëve vret veten, 10 ditë pas vdekjes së të shoqit

Një grua nga qyteti i Durrësit i ka dhënë fund jetës me armë zjarri mesnatën e së shtunës. Sipas të dhënave të para, 36-vjecarja me inicialet A.T. është vetqëlluar me një armë gjahu dhe pavarësisht përpjekjes së familjarëve për t’i dhënë ndihmën e parë ajo ka mbërritur në spital pa jetë.
Policia bën me dije se nga kryerja e veprimeve hetimore rezultoi se shkak i këtij vetëflijimi ka qenë gjendja e rënduar psikologjike e viktimës. 36-­vjeçarja kishte humbur bashkëshortin (vdekje natyrale)
dhjetë ditë më parë dhe po kalonte momente të vështira emocionale. Ajo vuante edhe nga sëmundja e epilepsisë, çka e kishte ngarkuar më shumë atë psikologjikisht për shkak të pamundësisë për t’u kuruar.
Pas vdekjes së bashkëshortit, 36-­vjeçarja u kthye të shtunën në shtëpinë e prindërve me dy fëmijët e saj, 14 dhe 15­-vjeçarë, sepse për shkak të gjendjes shëndetësore, e ka pasur të pamundur tëpërballonte jetën me dy fëmijët.
Sipas dëshmisë së dhënë nga familjarët në Polici, gjendja e saj psikologjike ishte rënduar shumë kohët e fundit, sidomos pas vdekjessë të shoqit, i cili humbi jetën rreth dhjetë ditë më parë nga shkaqe
natyrale. Nëna e dy fëmijëve është gjendur e pafuqishme për të përballuar jetën e vetme me dy fëmijët e saj, ndaj edhe kreu aktin e vetëvrasjes me armë zjarri.

Loading...
 

Leave a comment

XHTML: You can use these html tags: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>

Loading...

Kush duhet ti fitojë zgjedhjet në Kosovë?

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...