Published On: 8 Gusht, 2017

Dulla thotë se Teuta Rugova nuk do ta votojë koalicionin PAN!

Gjatë javës së kaluar nisi seanca konstituive për ta zgjedhur kryeparlamentarin nuk, por që nuk arriti të përfundonte si shkak i ndërprerjeve dhe mos pjesëmarrjes së PAN-it në kuvend.

Koalicioni PAN kishte kërkuar nga kryesuesi i seancës Adem Mikullovci që të shtyhej seanca për dy orë në mënyrë që dilini me një propozim konkret, por ata nuk ju kthyen punës në kuvend me arsyetimin se kryesuesi e ka mbyllur seancën në mënyrë arbitrare.

Shefi i grupit parlamentar të LAA-së, Avdullah Hoti në një intervistë për Tribuna Channel deklaroi se propozimin e PAN-it për ta votuar Kadri Veselin për kryeparlamentar nuk do ta mbështesin, por nëse PAN arrin ta formoj qeverinë atëherë ata do të sillen si opozitë konstruktive.

Gjithashtu Hoti e komentoj edhe veprimin e deputetës, Teuta Rugova, për të cilën tha se ajo vetëm ka votuar për shtyrjen e seancës.
Ai me tej e konfirmoi se ajo ngelet në qëndrimin e LDK-së për ta mos votuar koalicionin PAN.

 
A 5
Loading...
 

Leave a comment

XHTML: You can use these html tags: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>

Loading...