Published On: 20 Maj, 2017

Dukagjin Gorani i 25-ti në listën e Vetëvendosjes

Anëtari i Vetëvendosjes, tash kandidat për deputet në Kuvend nga Lëvizja Vetëvendosje, Dukagjin Gorani, është radhitur në listë i 25’i.

Ish-këshilltar i atëhershëm i kryeministrit Hashim Thaçi, ka hyrë në listë për deputet në Kuvend nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, shkruan Express.

Dukagjin Gorani, që për katër vjet ishte këshilltar i ish-kryeministri Thaçit, tash anëtar i Vetëvendosjes, ka treguar për periudhën e tij pranë Thaçit.

Ndërsa, angazhimin e Thaçit si president, për nxjerrjen e vendit nga bllokada, Gorani vitin e kaluar ka thënë se këtë gjë e sheh si të pamundshme.

KQZ’ja mbrëmë përmes një komunikatë, ka njoftuar për Listat e Subjekteve Politike që aplikuan në këtë periudhë (11 maj – 19 maj) është si në vijim: 5 Koalicione, 19 Parti Politike, dhe 2 Iniciativa Qytetare.

Loading...
 

Leave a comment

XHTML: You can use these html tags: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>

Loading...