Published On: 14 Qershor, 2017

Duda Bale më e pasur se Kadri Veseli

Ish deputetja e Kuvendit të Kosovës nga radhët e minoritetit boshnjak, Duda Bale në deklarimin e bërë të pasurisë në Agjencionin Kundër Korrupsion të Kosovës të publikuar sot ka të deklaruar pasurinë që ka shifrën e 492 mijë e 240.
14 euro e njëherit radhitet të jetë në mesin e ish deputetëve më të pasur të Kuvendit të Kosovës, e po ashtu më e pasur se edhe ish kreu i Kuvendit dhe kryetari i PDK-së Kadri Veseli i cili ka pasuri në vlerë prej 339 mijë e 258 euro

Në këtë pasuri Bale ka përfshirë pronat që ka, shtëpinë që ka vlerën e 150 mijë eurove, banesën që ka vlerën e 80 mijë eurove dhe lokalin I cili ka vlerën e 200 mijë eurove.
Bale po ashtu ka një veturë të tipit xhip Tiguan që kap vlerën e 15 mijë eurove.

Bale ka edhe një kredi në vlerën prej 5 mijë e 580 eurove e po ashtu para të kursyera në bankë e që janë 1 mijë e 200 euro.

Ndërsa në pagën e saj vjetore prej deputeteje Bale ka 30 mijë e 328.14 euro, e rrogën vjetore nga Firma “Brioni” e ka 12 mijë e 200 euro dhe nga paga në Universitetin e Prizrenit ka 7 mijë e 512 euro.

http://www.akk-ks.org/declaration/2017/Kuvendi/Duda_Balje.pdf

Loading...
 

Leave a comment

XHTML: You can use these html tags: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>

Loading...