Debate Lajmi Levizes

Duam xhamia apo shkolla shqipe?

Shkruan: Ali ASLLANI

 Ka vite e vite që në LAJMET e mbrëmjes në të gjitha TV-të nuk jam ndjerë mirë duke i dëgjuar lajmet. Sikur kërkohen vetëm ato LAJME qe e shqetesojnë auditorin.

Për mua lajm i mirë do të ishte sikur të dëgjoja se në Kosovë apo kudo në treva shqiptare po ndërtohet një shkollë shqipe e jo një xhami.

Koha e xhamiave për 500 e ++ vite gjatë sundimit TINZARË OTOMAN, në aspektin kombëtarë na ka sjell vetëm ERRËSIRË dhe zhveshje nga identiteti kombëtarë.
Tani, nga shpirti im domosdoshmërisht po del një pyetje:

A thua ne i kemi kryer të gjitha punët me shkolla shqipe dhe çështjet tjera me rëndësi KOMBËTARE, ashtu që na paskan mbetur pa u ndËrtuar xhamiat, të cilat na i solli okupatori OTOMAN”.

Sa do të gëzohesha, sikur në lajmE të degjojA ndonjëherë se vendet islamike në përgjithËsi e Turqia në veçanti, po investojnë apo kanë investuar në ndërtim të ndonjë shkolle profesionale apo çfarëdo shkolle tjetër në gjuhën e GJERGJ KASTRIOTIT dhe SHËN TEREZËS!

Po ashtu do të isha akoma më i lumtur nëse do të dëgjoja ndonjëherë në lajme se Turqia ka ndërtuar apo do të ndërtojë ndonjë shkollë shqipe për 8 milion shqiptarë që jetojnë në turqi, ashtu që këta shqiptarë te mos asimilohen tutje! Supozohet se në Turqi jetojnë diku rreth 17 MILION TURQ ME ORIGJINË SHQIPTARE!

Mos harroni o ju shqiptarë, ju të cilët i dini këto punë akoma më mirë se unë, ju që jeni ekspertë të këtyre fushave, e që tani jeni duke HESHTUR.

Mos harroni se në fund fare, nuk do të na kujtohet TERRORI dhe të bëmat e këqija që na i ka bërë armiku apo dashakqinjtë  e shqiptarëve, por do të na kujtohet HESHTJA e juaj në këto momente kaq të rëndësishme të zhvillimeve socio-ekonomike dhe historike të KOMBIT tonë shqiptarë!

Sa për ILUSTRIM, në vazhdim po ua paraqesë një analizë për ndërtimin e një xhamie POLITIKE, më të madhen në Ballkan/Europë, dhe në zemër të Dardanisë Ilire, në Ulpianë/Prishtinë, të cilën e huazova nga Arjan Basha, që mua më pëlqeu tej mase:

————————————————————————————————————–

Andaj mendova se ndoshta bëjmë mirë ta konvertojmë në terme tē përditshme e të kuptueshme socioekonomike, ndërtimin e kësaj xhamie POLITIKE, më të madhen në Ballkan/Europë, dhe në zemër të Dardanisë Ilire, në Ulpianë/Prishtinë!

*Me 40 mil euro mund të financonim:
2 buxhete te QKUK, ose
26 shkolla te reja me pajisje komplete, ose
330 qendra mjekësore (ambulanca) te reja, ose
322 qendra te reja te mjekësisë familjare, ose
5700 pajisje te ultrazërit për gra shtatzana, ose
2200 fusha te reja sportive për fëmijët.

**Përndryshe 40 mil euro do të mjaftonin për buxhet vjetor sipas nivelit aktual (2017) për:

72.200 nëpunës publik, ose
80.000 mësues, ose
66.600 mjekë specialistë, ose
133.000 infermiere, ose
470.580 subvencione rrogash për të papunët e nivelit dy (gjysma e rrogës minimale deri 170 €)

Kosova ka 1.9 mil banorë por 742 xhamia. kjo i bie 1 xhami për ~2560 banorë.
Stambolli ka 14.6 mil banorë dhe 3190 xhamia, apo një 1 xhami për ~4600 banorë.

Krerët fetarë në Kosovë qahen dhe rënkojnë se gjoja qenkan të diskriminuar. Ndërkohë që të diskriminuar në Kosovë janë:

  • të papunët,
  • të sëmurët,
  • gratë shtatzëna,
  • fëmijët që rriten pa infrastrukturë e pa të ardhme.
  • *Bazuar mbi analogji nga burime të hapura për investime publike të kryera më 2017

**Bazuar mbi të dhëna nga ish-qeveria e Kosovës mbi mesataren e pagave të kategorive të punëtorëve të sektorit publik më 2017 cituar në burime të hapura. (e plotësuar/huazuar).

——————————————————————————————————————

Ooooo ju asambleistë të kuvendit komunal të Prishtinës, MOS qëndroni të HESHTUR, ngrijeni zërin dhe shikoni mirë çfarë po votoni. ULPIANA është pasuri e jona ILIRE. Mos lejoni të ndërtohet aty asnjë objekt e lëre ma ndonjë objekt që paraqet një kulturë të huaj të cilën na e solli okupatori otoman.

“Ruajuni nga TURPI më shumw se nga VDEKJA. Turpi jeton akoma më shumw se VDEKJA”. Nëse nuk votoni DREJT dhe me interes MADHORË te ruajtjes se vlerave KOMBTARE, edhe fwmijwt, nipat e stwrnipat tuaj do te jetojnw tw njollosur me VEPRAT TUAJA TË KËQIA!

 

 

Related Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *