Published On: 24 Prill, 2017

Dua të fejohem me të dashurën mahnitëse, por seksi me shoqen e saj të ngushtë po…

Një djalë 20 vjeçar ka rrëfyer për The Sun se është në lidhje me një vajzë prej 2 vitesh, por tani bën seks me shoqen e saj të ngushtë, e cila është në lidhje me shokun e tij, përcjell Bota sot.

Ai thotë se i pëlqen më shumë vajza me të cilën bën seks, por nuk e di si të ndahet nga e dashura e cila po planifikon të fejohet me të dhe se do ta lëndojë atë.

Ky është rrëfimi i tij:

Jam duke bërë seks të nxehtë me shoqen e ngushtë të dashurës sime por ajo po më kërkon që ta lë të dashurën time ndërsa unë nuk mund të zgjedh mes tyre.

Unë jam 20 ndërsa e dashura ime është 19 vjet dhe jemi bashkë prej 2 vitesh.

Ajo është e mrekullueshme, zeshkane dhe me një pamje mahnitëse.

Ne gjithmonë kemi qenë më shumë miq se të dashur, por së fundmi ajo nuk po duket të jetë aq argëtuese sikur më parë.

Unë e kam njohur shoqen e saj prej shumë kohësh por ajo filloi të dilte me shokun tim të ngushtë dhe më pas filluam të dilnim si katërshe. Ajo është 20 vjet poashtu.

Një natë ne të katërt dolëm në një ndejë. Unë dhe e dashura e shokut tim pimë duhan dhe dolëm në kopsht për të pirë cigare.

Ne kishim pirë dhe më pas përfunduam duke qeshur me të madhe. Para se të hynim unë e putha atë dhe ajo ma ktheu njëjtë. Ma ndali frymën.

Atë natë unë i shkrova asaj dhe i kërkova falje, por ajo më tha se nuk ka asgjë për ta falur dhe se mendonte se unë isha i ‘nxehtë’.

Ne dërgonim mesazhe flirtuese dhe një natë u dakorduam të takoheshim në banesën time.

Kur u takuam, ne nuk mund ta ndalonim veten dhe bëmë seksin më të mirë ndonjëherë.

Kjo ka ndodhur për gjashtë muaj dhe nuk është e lehtë ta mbajmë të fshehtë nga partnerët tanë.

Unë gjithmonë kam menduar se unë dhe e dashura ime do të jemi gjithmonë bashkë.

Ajo madje ka filluar me bisedimet për fejesë për ditëlindjen e saj në verë.

Tani e dashura e shokut tim që bëj seks me të dëshiron që unë ta lë të dashurën time dhe ta bëjmë zyrtare me të. Më duhet ta pranoj se ajo është më e mirë se e dashura ime në shumë aspekte.

Ajo është ambicioze, seksi dhe shumë argëtuese.

Unë e di se do ta thyej zemrën e të dashurës sime dhe do ta humb shokun tim më të mirë, andaj nuk e di çfarë të bëj.

Përgjigja e psikologes:

Ti nuk mund t’i kesh ato të dyja në të njëjtën kohë. Kjo duket sikur e dashura e shokut tënd është më e përshtatshme për ju dhe ajo dëshiron që marrëdhëniet tuaja të jenë të hapura.

E dashura jote është e dashuruar në ty dhe ajo e mendon të ardhmen me ty, kështu që natyrisht se ajo do të jetë zemërthyer nëse ti e përfundon lidhjen me të.

Por ajo do ta kalojë këtë dhe do ta gjejë dikë që e dëshiron vetëm atë. Shoku yt poashtu do të vazhdojë përpara dhe do të gjejë një vajzë tjetër. Kështu që më mirë është të jesh i sinqertë por trajtoje me shumë kujdes

A 5
Loading...
 

Leave a comment

XHTML: You can use these html tags: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>

Loading...