Published On: 30 Tetor, 2016

Droga e re vdekjeprurëse përhapet tek fëmijët përmes internetit

Kjo drogë laboratorike është shumë më e fortë sesa heroina. Është menduar si alternativë sintetike e morfinit. Deri me tash llogaritet se 50 njerëz kanë vdekur nga kjo drogë që ka filluar të njihet me emrin Pink.

Droga sintetike, e cila rrugëve është e njohur si “Pink”, thuhet se ka lënë të vdekur 50 njerëz në Amerikë. Këtë drogë të fuqishme mund të blini përmes internetit, thonë ata që e kanë provuar, transmeton lajmi.net.

Në tregun ilegal është e njohur si Pink ose Pinky, dhe mund tës gjendet në faqet e internetit në Kinë, shkruan Mirror.

Në qarqet shëndetësore ky opium kimik është i njohur me shifrën U-47700. Disa shtete të Amerikës kanë reaguar urgjentisht dhe kanë ndaluar marrjen e kësaj substance, por ajo ende mbetet e panjohur dhe e pa hulumtuar.

Thuhet se kjo drogë laboratorike është shumë më e fuqishme sesa heroina. Pinik është opioid, si heroina, përdorimi i së cilës në botë rritet secilin vit, rritet po ashtu numri i të vdekurve nga “overdoza” ose në mënyra tjera që lidhen me përdorimin e saj.

“Kjo drogë në tru prodhon procese të ngjashme biokimike të cilat lidhen me aktivitetet e përditshme të jetës dhe kënaqësisë që ndjejmë për ushqimin e dëshiruar apo seksin”, thekson autori i tekstit në Mirorr.

Kjo drogë më së shumti po përdorët nga fëmijët ose moshat e adoleshencës, gjë që përbën rrezik të shtuar për përhapjen tek të rinjtë, meqë ata llogariten si përdorues të mëdhenj të internetit.

A 5
Loading...
 

Leave a comment

XHTML: You can use these html tags: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>

Loading...