Published On: 17 Qershor, 2017

Dridhet Real Madrid, pajtohen Ronaldo e Mourinho (Foto)

  • Cristiano Ronaldo dhe Jose Mourinho janë pajtuar mes vete nga menaxheri Jorge Mendes. Kjo do të thotë se ylli i Real Madridit mund të rikthehet në Manchester United

Sipas të përditshmes sportive katallane, Mundo Deportivo, Manchester United është padyshim një nga destinacionet më tërheqëse për Cristiano Ronaldon, i cili ka vendosur të largohet nga Real Madrid.

Prania e Jose Mourinhos në stolin e klubit anglez më herët është parë si pengesë për rikthimin e portugezit në Old Traffrod.

Mourinho dhe Ronaldo kishin prishur raportet në vitin 2013. Por, Mundo Deportivo shkruan se tani raportet mes dy portugezëve janë të mira.

Thuhet se Mourinhon dhe Ronaldon i ka pajtuar menaxheri Jorge Mendez, i cili është përfaqësueses i dy portugezëve, përcjell Express.

Ribashkimi mes Jose Mourinhos dhe CR7 në të njëjtin ekip duket më afër se kurrë. Kjo është një çështje parash. /Express/

Loading...
 

Leave a comment

XHTML: You can use these html tags: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>

Loading...