Published On: 28 Tetor, 2016

Doruntinë Maloku, të hetohen sulmet ndaj gazetarëve

Në fjalimin e seancës plenare në Kuvend, deputetja Doruntinë Maloku ka folur për kërcënimet që po u bëhen medieve, e veçmas gazetarëve hulumtues.

“Mediet dhe gazetarët në Kosovë, në vecanti ata hulumtues, vazhdojnë shpeshherë të kërcënohen, shantazhohen apo të jenë pre e censurës së drejtpërdrejtë apo të tërthortë. Ende ka përpjekje të vazhdueshme nga grupe të ndryshme të interesit, apo grupe mafioze, që gazetarëve, sidomos atyre hulumtues, t’u mbyllet goja për shkak se ata prezantojnë apo denoncojnë në shkrimet apo emisionet e tyre, afera të ndryshme korruptive apo dukuri që grupeve të ndryshme nuk u shkojnë për shtati”, ka thënë Maloku, raporton Gazeta Express

“Inkurajoj Prokurorinë e Shtetit që me rastet e kërcënimit të gazetarëve të mirret me prioritet të lartë sepse ngufatja e lirisë së shprehjes dhe medias është ngufatje e demokracisë edhe ashtu të brishtë në Kosovë”, ka shtuar Maloku.

Loading...
 

Leave a comment

XHTML: You can use these html tags: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>

Loading...

Kush duhet ti fitojë zgjedhjet në Kosovë?

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...