Published On: 25 Prill, 2017

Doris Pack: Qeveria e Tiranës e lidhur me krimin, diplomatët heshtin

Presidentja e Forumit te Grave të Partisë Popullore Europiane, Doris Pack shprehu shqetësim për qeverisjen e lidhur me krimin në Shqipëri, siç tha ajo, dhe qortoi heshtjen e diplomatëve të huaj.

Pack kritikoi qëndrimin e Ministrit të Jashtëm të Gjermanisë gjatë vizitës së tij në Tiranë.

“Ajo çfarë po ndodh në Shqipëri aktualisht është një çmenduri. Vendi i mbushur i gjithi me drogë, një rrezik jo vetëm për kthimin e Shqipërisë në vend kryesor për prodhim dhe eksport droge, por për mjedisin ku rriten fëmijët shqiptarë,” u shpreh Doris Pack.

“Në Parlament dhe administratë mbahen me dhjetra persona me rekorde kriminale se kanë paguar për pushtetin e Ramës, ndërkohë profesionistët hiqen nga puna për bindje politike”, deklaroi Pack, shkruan Ora News.

Ajo përgëzoi lidershipin e PD-së për manifestimet paqësore dhe shprehu bindjen se në kushtet aktuale ku ndodhet Shqipëria, krijimi i Qeverisë Teknike që do të organizojë zgjedhje të lira dhe të ndershme, mbetet zgjidhja e vetme.

Pack pershendeti kërkesën për zgjidhjen e situatës me ndihmën e Partisë Popullore Europiane dhe shprehu besimin e plotë se Zv Presidenti i Parlamentit Europian McAllister si ndërmjetësi i duhur për zgjidhjen e krizës në Shqipëri.

Deklaratat u bënë në takimin e Bordit Drejtues të Forumit të Grave të Partive Popullore Europiane që u mbajt ë në Bruksel nën kujdesin e Presidentes Doris Pack, ku ishte e pranishme edhe deputetja dhe Kryetarja e Lidhjes Demokratike të Gruas së Shqipërisë, Albana Vokshi.

A 5
Loading...
 

Leave a comment

XHTML: You can use these html tags: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>

Loading...