Published On: 17 Maj, 2017

Dorëzohet shefi i SHIK-ut!

 

Pas shumë premtimesh, lojërash dhe humbjesh tragjike për shqiptarët në njerëz, në shkatërrimin e sistemit rugovian të ndërtuar, të vlerave dominuese, më në fund e pamë shefin e SHIK-ut të dorëzuar.

Kjo është humbja e parë e tij në politikë, pas fitores në Kuvendin e Kosovës, kur Isa Mustafa ia dha postin më të lartë politik.

Ai pasi gënjeu për disa muaj elektoratin e vet, se po ia nis me demek, “Me fillim të ri”, ra në grackën e vet. Pasi e rrëzoi aleatin që i solli në krye të shtetit atë dhe Hashim Thaçin, iu dorëzua pikërisht atyre, me të cilët rrëzuan Qeverinë, AAK-së dhe NISMA-s.

Ky është i vetmi zhvillim pozitiv në këtë lëmsh politik, shkatërrues dhe me skenare të paparapara.

Duke pasur numrin më të madh të votuesve të zgjedhjeve të shkuara, dhe duke pasur fuqi të jashtëzakonshme në administratë, polici, kompani publike, dhe sidomos në media, ku thuaja pa përjashtim janë në varësi të tyre, gjasat janë maksimale që ti fitojnë edhe zgjedhjet, kur i shtohet edhe elementi i fundit kriminal, vjedhja e votës. Asnjëra nga këto nuk ka dëshmuar se nuk vjedh vota.

Por, pozicioni i ardhshëm i shefit të SHIK-ut, Kadri Veselit tashmë është në dyshim të plotë.

Gjasat janë që sapo të përfundojnë zgjedhjet, madje ende pa pasur konstituim të insitucioneve të ndodhë arrestimi i Kadri Veselit nga Gjykata speciale.

Zgjedhjet po ndodhin pikërisht për të fituar fuqi politike, njerëzit e dyshuar nga Gjykata speciale. Por, fitorja e këtij koalicioni mundet që të fsheh brenda vetes, edhe një skenar, i cili mund të kërcënojë vendin me destabilitet në rast të arrestimit të komandantëve.

Dhe më e rrezikshmja është që legjislatura e ardhshme, ti hyjë ndryshimit të Ligjit për specialen, edhe pse do të jetë e vështirë, pasi do të nevojiten 2/3 e votave, dhe në këtë mënyrë të paktën të shtyjë edhe për disa muaj, arrestimet nga specialja.

E keqja më e madhe e këtij koalicioni është se edhe njëherë ia humbën shpresat atij shqiptari të lirë, që e do Kosovën shtet të mirëfilltë, dhe vazhdon të mbrojë idealin për një shqiptari, që nderon veten, dhe i risjellë njerëzimit vlera.

Koalicioni shkaktoi tronditje të dyfishtë, humbje shprese në njërën anë për fitore të forcave më pozitive, dhe në anën tjetër ky koalicion që në vete ka struktura të shumëfishta tashmë të krimit të organizuar, rrezikon seriozisht edhe njëherë demokracinëe brishtë në vend. SHQIPTARI.eu

 

Loading...
 

Leave a comment

XHTML: You can use these html tags: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>

Loading...