Published On: 31 Maj, 2016

Dorëhiqet kryebashkiaku më i sulmuar nga Berisha: Jam i shokuar, mësova se qenkam i dënuar!

Kryetari i Bashkisë së Kavajës Elvis Roshi jep dorëheqjen pasi mëson se ka qenë i dënuar në Itali në moshën 16 vjeçare, në një proces gjyqësor të zhvilluar në mungesë dhe pa dijeninë e tij.

Elvis Roshi një na kryebashkët më të sulmuar nga opozita shqiptare ka dhënë dorëheqjen nga posti i kryetarit të bashkisë së Kavajës, të cilin e mbante prej dy mandatesh. Në fakt, arsye për këtë vendim të papritur, nuk janë bërë akuzat e opozitës, e veçanërisht Sali Berishës, por një e vërtetë shokuese që Roshi thotë se ka mësuar nga avokatët e tij.

Deri para pak ditësh kur ka plotësuar formularin e vetëdeklarimit, në kuadër të ligjit të dekriminalizimit, kryebashkiaku e dinte veten të padënuar asnjëherë nga autoritetet e ndonjë vendi, ndaj dhe nuk ka deklaruar një fakt të tillë, përveçse pranoi se kishte ndërruar emrin. Roshi thotë se ka marrë një informacion që e ka kapur në befasi: Ai është dënuar nga gjykata Italiane kur ka qenë minoren, 16 vjeç. Roshi nuk jep detaje se për cfarë është dënuar dhe cili është vendimi i dhënë nga drejtësia italiane, por thotë se e gjitha është bërë pa dijeninë e tij. Në atë kohë Elvis Roshi ka qenë emigrant në Itali, i larguar në moshë të vogël nga Kavaja për një jetë më të mirë përtej kufirit.

Ky është i vetmi episode që ai kujton:

“Avokatët e mi më kanë informuar, se papritur dhe pa kujtuar rezultojë të jem dënuar si minoren! I bie të jem dënuar pa dijeninë time në Itali në kohën kur isha ende në kampin e refugjatëve. Jam akoma i shokuar nga ky njoftim dhe as unë vetë nuk di çfarë të shpjegoj më shumë. E vetmja gjë që mund të kujtoj është se na patën shoqëruar njëherë në polici në tufë nga kampi pas një sherri të madh. Mua me ndanë veç se isha minoren dhe kur më morën në pyetje nuk dija akoma as pesë fjalë italisht. Por as kam qenë ndonjëherë në gjyq as kam bërë ndonjë ditë burg për këtë dënim të dhënë nga një gjykatë minorenesh, që rezulton në kartelën time penale kur sapo kisha mbushur 16 vjeç. Kjo është e vërteta tronditëse që sapo kam marrë dijeni. Por s’ka pike rëndësie e vërteta që tregoj unë sot. Faktikisht pa e ditur këtë dënim s’kam pasur si ta deklaroj.  Ndërsa pasi jam venë në dijeni, kjo për mua është bërë një çështje që i përket drejtësisë jo politikës. Prandaj unë nuk mund të vazhdoj i qetë detyrën time si deri dje, për sa kohë pafajësia ime nuk është më një e vërtetë e provuar ligjërisht përballë çdo shpifësi. E kam të pamundur të vazhdoj të kryej detyrën time si Kryetar i Bashkisë së Kavajës edhe sikur kundërshtarët e mi të mos e merrnin vesh kurrë këtë informacion”, shkruan Roshi.

Ish-kryebashkiaku ka edhe një ndjesë për kryeministrin Rama:

“Dua t’i kërkoj sinqerisht falje qytetarëve të Kavajës po edhe Kryeministrit Edi Rama, të cilët më kanë besuar dhe mbështetur dhe sot duhet të marrin këtë informacion të padëshirueshëm. Po të gjithë duhet ta dinë se nuk kam fshehur asgjë që dija. Ndoshta do vijë dita që këto fjalë që duken si llafe që i merr era, do t’i provojë drejtësia. Në radhë të parë për hatër të familjes time dhe dy gocave të mia, po dhe për hatër të gjithë atyre që nuk i besuan kurrë shpifjet ndaj meje dhe më mbështetën pa rezerva. I falënderoj të gjithë dhe kërkoj falje që duhet të largohem kokulur nga detyra”.

Beteja e Roshit për dy vajzat e tij dhe për qytetarët e Kavajës që e mbështetën në detyrën e tij, është të provojë pafajësinë. /Gazeta Express/

Loading...
 

Leave a comment

XHTML: You can use these html tags: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>

Loading...

Kush duhet ti fitojë zgjedhjet në Kosovë?

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...