Published On: 7 Korrik, 2017

Dorë e Dalilës 

Çun Lajqi
Ju përshëndes nga Tel Avivi
me nji “shalom”
që as vet kuptimin s’ia di,
Juve 
që dhimbjet mi kuptuet,kur kangët
m’u sosen,
e dora mbet e shtrime
pas bimës së shartueme keq.

Po ju shkruej me penën e Davidit
nga Betlehemi,
varun n’cepin e kryqit tij,
palcë,
nga palca ime tue pikë,
dhe po pres
t’ia nxjerrin shpirtit ferrin,
t’ia prejnë sythin kopil bimës sime,
dhe po ju shkruej vetëm juve
që ta kuptoni
si këputet fuqia ime
nga dorë e bukur e Dalilës,
diku n’Tel Aviv
nën qiellin gri.

Izrael
5 Korrik 2017

Kuvendi i Gjilanit miratoi emrimin e rrugës: "Mërgimtarët e Gjilanit" në shenjë nderimi e falënderimi për kontributin e juaj për Lirinë, Pavarësin dhe Republikën! #Mirësevini n'shpi!
A 5
Loading...
 

Leave a comment

XHTML: You can use these html tags: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>

Loading...