Published On: 15 Gusht, 2017

“Donte të më përdhunonte, ishim në mes të plazhit”, e mitura denoncon Besimin në polici

Një e mitur 15-vjeçare i është drejtuar policisë së Shkodrës ditën e sotme, ku ka denoncuar një 19-vjeçar. Ajo është shprehur se Besim M., ka tentuar të kryejë marrëdhënie seksuale me të.
Policia ka vënë në pranga 19-vjeçarin, banues në Lezhë, ndërsa pitet të sqarohet situata në vijim.

Njoftimi i policisë:

Shkodër Tenton te kryej marrëdhënie seksuale me forcë me një shtetase të mitur, arrestohet nga Policia. Më datë 15.08.2017, shërbimet e Stacionit të Policisë Velipojë bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit: Besim M, 19 vjeç, banues në Lezhë, Arrestimi i tij u bë pasi shtetasja A. K,15 vjeçe, banuese në Velipojë, Shkodër, ka bërë kallzim se shtetasi Besim M, ka tentuar të kryente marrëdhënie seksuale me forcë në plazh në Velipojë Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Shkodër, për veprën penale ”Marrëdhënie seksuale ose homoseksuale me dhunë me të mitur të moshës 14-18 vjeç” e mbetur në tentativë, parashikuar nga neni 101 e 22 i Kodit Penal.

A 5
Loading...
 

Leave a comment

XHTML: You can use these html tags: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>

Loading...