Published On: 10 Nëntor, 2016

Donis Avdijaj, 60 milionëshi i Schalke do të luajë për Kosovën (Foto)

Donis Avdijaj ka vendosur që të luajë për Kosovën

20 vjeçari shqiptar i Schalkes, Donis Avdijaj, i ka thënë PO Kosovës. Lajmin e ka bërë të ditur për Gazetën Express ndihmës trajneri i Kosovës, Muharrem Sahiti.

“Donisi iu ka bashku sot Kosovës. Ai ka pranuar të jetë pjesë e jona. Është një lojtar shumë cilësor dhe jemi të lumtur që do ta kemi në mesin tonë”, ka deklaruar ndihmës trajneri i Kosovës, Muharrem Sahiti për Express.

Ai i është bashkuar ekipit në Turqi, por nuk do të luajë të shtunën për shkak të dokumentacionit. Avdijaj është pjesë e Schalke që nga viti 2014 dhe ka një klauzolë prej 60 milionë eurove. /Express/

Loading...
 

Leave a comment

XHTML: You can use these html tags: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>

Loading...

Kush duhet ti fitojë zgjedhjet në Kosovë?

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...