Published On: 31 Maj, 2017

Donika Kadaj pëlqen statusin ku fyhet ish-shefi i saj, Ramush Haradinaj (Foto)

Donika Kadaj-Bujupi, sa ishte pjesë e partisë së Ramush Haradinajt, fliste me aq nostalgji për Haradinajn, sa edhe ka pasur momente kur qante për këtë të fundit.

Por sot ajo përcjell çdo status të Facebook dhe nuk përton t’ia bëjë “like” secilit që e shan ish-shefin e saj.

Kështu ka vepruar edhe në një status të bashkëpartiakut të saj Ylli Hoxhës.

Kanë mjaftuar veç disa fjalë fyese për Ramushin nga ky i fundit, që ta bindë Donika Kadajn ta shtypë butonin “like”.

“Më herët e futi Nishin në Kushtetutë. Pastaj i pagëzoi Konicën e vëllezërit Frashëri si priftërinj. Në minutën e parë të fushatës zyrtare e pyeste mjekun se a është arresti kardiak sulmi në zemër! Dorën në zemër, e paska shpëtuar KPM që nuk e la të dal në debat sepse paska rrezikuar të bëhet horrë! Kandidati për kryeministër me bateriat e PDK-së, Ramush Haradinaj”, ishte statusi i kandidatit për deputet të VV-së Ylli Hoxha të cilin Donika e pëlqeu.

Kur Ramush Haradinaj ishte liruar nga Tribunali i Hagës, ishte Donika Kadaj-Bujupi e cila nuk mund t’i përmbante lotët nga gëzimi, përcjell “Zeri.info”.

Kujtojmë se Kadaj-Bujupi ka kaluar në Vetëvendosje, dhe sot nuk është parë as në seancë që është thirrur pikërisht për ish-shefin e Kadaj-Bujupit.

Kuvendi i Gjilanit miratoi emrimin e rrugës: "Mërgimtarët e Gjilanit" në shenjë nderimi e falënderimi për kontributin e juaj për Lirinë, Pavarësin dhe Republikën! #Mirësevini n'shpi!
A 5
Loading...
 

Leave a comment

XHTML: You can use these html tags: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>

Loading...