Published On: 13 Qershor, 2017

Donika Gërvalla: Votat që mori Vjosa Osmani tregojnë qartë se kush është zëri i LDK’së

Aktivistja e Lidhjes Demokratike të Kosovës në Gjermani, Donika Gërvalla, ka thënë se votat që ka marrë Vjosa Osmani në zgjedhjet e 11 qershorit në Kosovë janë tregues i qartë se kush është zëri i LDK’së.

Nëpërmjet një shkrimi në Facebook, Gërvalla ka thënë se kandidatja e LDK’së për deputete, Vjosa Osmani, ka marrë mbi 60.000 vota.

“Saaa? 60.000 vota???!!! Kryesia e konsumuar e LDK-së e vuri në vendin 81, dhe atë me qykë të zorit. Elektorati i LDK-së, dinjitetin, qëndrimin dhe guximin e Vjosa Osmanit e shpërbleu me mbi 60.000 vota”, ka shkruar Gërvalla.

“Mësim për të gjithë ata që hynë me nga 5.000 – 6.000 vota në parlament dhe nuk e lanë asnjë gjurmë të vetme”, ka thënë Gërvalla.

“Për gjithkënd është e qartë tashmë se kush është zëri i LDK-së”, ka shkruar ajo. /Express/

Loading...
 

Leave a comment

XHTML: You can use these html tags: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>

Loading...