Lajme Lajmi Levizes

Donald Trump po e shet këtë supervilë – ky është çmimi që i ka vënë (Foto)

  • Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, është në kërkim të një blerësi për të shitur vilën e tij në Saint Martin, ishullin e bukur të Karaibeve.

Ai kërkon 28 milionë dollarë për shitjen e saj, shifër kjo shumë herë më e lartë se mesatarja e çmimeve të shtëpive të fqinjëve.

Trump e ka blerë vilën në vitin 2013 dhe njihet me emrin Le Chateau de Palmiers. Ajo është një nga vilat më mahnitëse dhe kolosale në botë.

Ka 11 dhoma gjumi, 12 banja, një kuzhinë të mrekullueshme e të madhe, një pishinë me ujë të ngrohtë, fushë tenisi, palestër, bar dhe dhomën e bilardos. Është totalisht e kompletuar dhe ka pamje nga deti blu i Karaibeve.

Related Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *