Published On: 16 Qershor, 2017

Donald Lu takohet me 4 gazetarët e paditur nga gjyqtari Gjin Gjoni

Ambasadori Donald Lu u takua sot në mesditë me katër gazetarë, Aleksandra Bogdani dhe Besar Likmeta të BIRN dhe Elton Qyno dhe Adriatik Doçi të Shqiptarja.com.

Çfarë i bashkon katër gazetarët është padia nga gjyqtari Gjin Gjoni. Ambasada e SHBA në profilin e saj në Facebook ka publikuar foton nga takimi me diçiturën: “Beteja juaj është beteja jonë”.

Foton e shoqëron edhe hashtagu #NukDoHiqjaAsnjePresje

Shprehja ka të bëjë me një postim të gazetarit Adriatik Doçi kur u padit nga Gjoni.

Gazetari shprehej në postim se pavarësisht padisë, nuk do t’i hiqte asnjë presje shkrimeve të tij për Gjin Gjonin

Loading...
 

Leave a comment

XHTML: You can use these html tags: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>

Loading...