Published On: 28 Tetor, 2016

Domatet mbeten në serra, fermerët: Çmimi nën kosto

Fermerët e fshatit Goriçaj të Divjakes janë mbledhur në qendrën e fshatit për të protesuar kundër çmimit të ulët të domates.

Sipas tyre, prodhimi ka mbetur në serra pa u vjelë pasi çmimi në treg është nën kosto.

Jemi në protestë këtu sepse prodhimet tona ikin shumë lirë, ikin me një kosto që ne nuk ja dalim dot që të mbyllim shpenzimet. Cilësia e mirë e domates ikën me koston më të lirë. Kemi prodhim në serra, por nuk kemi ku ta çojmë, është çmim shumë i ultë”, thotë fermerët.

Një nga grumbulluesit e domates thotë se ka grumbullues që deklarojnë çmime fiktive.

“Tani i ha më shumë magazina dhe konkurrenca bën edhe të sajën, ulë njëri dhe ul tjetri. Ca po paguajnë, ca jo. Japin çmime të rreme, pastaj çmimi del tjetër në eksport”, deklaroi ardjan Kuka, eksportues.

Drejtori i Bujqësisë për Lushnjën, Agim Rrasa bisedoi me fermerët në protestë. Sipas specialistëve, shtimi i sipërfaqeve të serrave në Lushnje vitin e fundit ka shtuar prodhimin, gjë që ka ndikuar në uljen e çmimit.

Në vitin 2015, sipërfaqja e serrave ka qenë 475 ha, ndërsa për vitin 2016 kjo sipërfaqe ka shkuar në 525 ha.

/Top Channel/

Loading...
 

Leave a comment

XHTML: You can use these html tags: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>

Loading...

Kush duhet ti fitojë zgjedhjet në Kosovë?

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...