Published On: 12 Gusht, 2017

Dokumenti i Pavarësisë së Shqipërisë, siç nuk e keni parë kurrë (Foto)

Vendimi i shpalljes së pavarësimit kombëtar, dokumenti më i rëndësishëm i Shqipërisë së re politike, vijon të vuajë tmerret e pafundme të kalvarit komunist, me gjithfarë gjymtime e operacione tmerri në trupin e tij të shenjtë. Madje edhe sot në dokument mbeten të fshirë gjashtë firmëtarë të pavarësimit (që më 1965).

Ndërsa, ky dokument i censuruar ka fituar të “drejtën” e qytetarisë thuajse në të gjithë botimet historike, madje e ato të 100-vjetorit të Pavarësisë, e ato të Akademisë së Shkencave të Republikës.

Dokumenti i Pavarësisë nuk doli kurrë në dritë i plotë, por vetëm i censuruar. Atë e sjell të plotë për herë të parë Nexhip P. Alpan, i lindur në Zhulat të Gjirokastrës (më 1920) e prej atëherë familjarisht emigrant ekonomik në Turqi deri kur ndahet nga jeta më 2003.

Alpan ishte autor i më shumë se 30 librave studimore, me të vetmin subjekt: shqiptaria… Biblioteka personale e tij ka më shumë se 6000 tituj, por edhe dorëshkrime të shumta të vjetra me temë shqiptarët

Në vitin e 62-të të shpalljes së Pavarësisë, Alpan botoi librin “Arnavutlugun Bagimsizligi v e Avlonyali Ismail Kemal” (Shpallja e Pavarësisë së Shqipërisë…).

Në faqen 24 të librit, autori në një faqe të plotë boton faksimile/ fotografi me emërtesë në kapitale shqip në të zezë: “Dokumenti i shpalljes së Pavarësisë” dhe përfundi katër rreshta në turqisht: “Ismail Qemal Beu, kryetar i Kongresit [Kuvendit] deklaroi rreziqet e mjerimet ku ndodhej Shqipëria dhe kongresistët pranuan me një zá independencën dhe proklamuan shqipërinë shtet independent e të lirë.”

Zbulesa e albanologut Alpan është dokument i plotë që për herë të parë jep imazhin e plotë, të qartë e të drejtpërdrejt të Dokumentit të Pavarësisë në ditën e parë të nënshkrimit të tij, më 28 nëntor 1912! /BT/

Image result for shpallja e pavaresise se shqiperise 1912

Kuvendi i Gjilanit miratoi emrimin e rrugës: "Mërgimtarët e Gjilanit" në shenjë nderimi e falënderimi për kontributin e juaj për Lirinë, Pavarësin dhe Republikën! #Mirësevini n'shpi!
A 5
Loading...
 

Leave a comment

XHTML: You can use these html tags: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>

Loading...