Published On: 24 Tetor, 2016

Dokumenti i CIA-s: Trojet shqiptare bashkohen në 2035, ja harta e Shqipërisë së bashkuar nga Preveza, Shkupi dhe Nishi (Foto)

Në një kohë kur teza e bashkimit kombëtar sa vjen e artikulohet në qarqet e politikës mbarëshqiptare, një hartë e detajuar e një grupit ekspertësh pranë CIA amerikane parashikon që kjo gjë të ndodhë në vitin 2035. Rritja e ndikimit të shqiptarëve në politikat rajonale, si dhe mbështetja në rritje nga ana e Shteteve të Bashkuara të Amerikës duket se do të përshpejtojë procesin e bashkimit, i cili në retorikën e politikës së sotme globaliste, duket si i pamundur.

Në një kohë që në rajonin e Ballkanit kanë nisur të vlojnë çështjet e pazgjidhura historike si dhe padrejtësitë ndaj popullit shqiptar, është zbardhur një hartë e krijuar nga ana e ekspertëve të CIA e cila parashikon ndryshime drastike kufijsh jo vetëm sa i takon trevave shqiptare, por edhe territoreve të tjera evropiane të cilat prej shekujsh kanë qenë objekt luftërash. Nuk dihet nëse botimi i kësaj harte lidhet me rrethanat aktuale, kur zëri i shqiptarëve për ndreqjen e padrejtësive historike sa vjen e forcohet, apo ky studim i CIA dhe agjencisë ruse GRU zbardhet fare rastësisht.

Paradoksalisht, këto harta të bëra publike në mediat amerikane dhe ato ruse nuk janë vetëm studim e ekspertëve të CIA, por edhe të agjencisë rusë GRU, shtet i cili njihet për politikat e tij proserbe dhe antishqiptare. Në një kohë që çështja e rishikimit të kufijve shihet si një opsion i rrezikshëm për paqen, hartat qarkulluara në mediat amerikane dhe ruse proklamojnë një bashkim të të gjitha trevave shqiptare.

Ky bashkim parashikohet të ndodh në vitin 2035 dhe do të përfshijë bashkimin e Shqipërisë me Kosovën si dhe trevat në Maqedoni, Mal të Zi, Serbi si dhe Greqi. Analiza dhe studimet për hartimin e hartës bazohen në analiza dhe studime speciale të kryera nga ana e të shërbimeve më prestigjioze amerikane dhe ruse siç janë CIA dhe GRU. Po ashtu konkludimi në këtë hartë bazohet edhe tek burimet e rëndësishme të institucioneve ndërkombëtare të cilat merren me studime gjeostrategjike.

Evropa

Edhe pse kjo hartë e bërë publike në mediat amerikane dhe ato ruse është produkt i analizave të ekspertëve të agjencive prestigjioze të inteligjencës së dy prej shteteve më të fuqishme të botës, nuk dihet nëse politikat e këtyre vendeve do të fokusohen zyrtarisht në konkludimin praktik të kësaj ndarjeje territoriale e cila prek jo vetëm trevat shqiptare, por edhe një pjesë të mirë të Evropës. Kjo hartë zbardh fakte tronditëse në lidhje me një pjesë të mirë të territoreve në shtete evropiane të cilat kanë provokuar luftëra të shumta ndërshtetërore por edhe botërore.

Po sipas studimeve të konkluduara në këtë hartë, rezulton se Bosnjë-Hercegovina do të pushojë së ekzistuari si shtet për tu ndarë midis Kroacisë dhe Serbisë. Ndryshime priten edhe në shtete e fuqishme si Britania, ku Skocia do të shpallë Pavarësinë ndërsa Irlanda do të bashkohet. Nga ana tjetër, Baskia dhe Katalonia, do të deklarojnë pavarësinë nga Spanja, duke marrë edhe pjesë nga territori francez.

Ky shtet duket se do të humbasë shumë nga lavdia e tij historike pas përqendrimit të lartë të grupeve islamike do të hapet rruga për rritjen dhe krijimin e një shteti islam në jug të Francës. Krahina e luftërave historike franko-gjermane, Lorraine, mbi baza federale do të bashkohet me Gjermaninë ndërsa nga Belgjika do të ndahet Flamania, e cila do të bashkohet me Holandën./Sot

fffff

Loading...
 
Displaying 6 Comments
Have Your Say
  1. basridemiri thotë:

    Projekti i intelegjencës të SHBA-së CIA , është një projekt, i cili korigjon dhe shëron plagët e shumë popujve në Evropë, të cilët kanë pësuar shpërngulje, vrasje masakra dhe gjenocidë gjatë shekujve.Ky projekt do të jetë një nga veprat më madhështore të historisë njerëzore.Zoti e bekoft hartuesin e këti projekti,Zoti e bekoft shërbimin e intelegjencisë të SHBA-ve. Zoti i bekoft SHBA-të. Po vjen koha e jeme.Ardhët mbretrija e jote.

    Përgjigjiuni
    Pelqej(17) Nuk Pelqej(0)
  2. Kto sende jon kot budallakija nuk ka mend qfar ushtrie kan populli shqiptar?Amerika dhe Europa nuk jon Shqiptarve tu ju nimue ushtarakisht,sen hiq
    Kqyrne serbin se qfar armatimi ka krejt te reja prej Rusis
    Amerika veq fol fjal kot sen ska prej tyne Shqiptart duhen vetem me Gjermanin me lidh mardhanje te mira sepse Gjermanen dhe Shqiptaret jon ma te Afermit ne bot, Por jan budall qe nuk e dijn.Kto jan fjalet e Frymes se Shejt!!!Amen

    Përgjigjiuni
    Pelqej(3) Nuk Pelqej(3)
  3. Sheki thotë:

    Nuk ja vlen di me thene i kot eshte ashtuquajturi bashkim drri ne vitin 2035.Ky lloj badhkimi adpak nuk do jet funkcipnsl dhe i dobishem per kohen per te cilen thirremi.Pse jane ba shpernguljet e medha sikur ne vitet e dyndjeve te medha fetare nr kohen e perandorise islame kur shqiptatet e krishter nuk deshten ts nderrojn fene dhe u vendosen ne kufirin susyrohungarez me Turwine e athershme ne Srem,su mish pet top.Kete serbet e qujane Perva velika seoba srba e cila ne realitet eshte dynfja e madhe e shqiptareve por tash njihet si ekzod i shqiptareve te dhqiprise qe nderruan kpmb e fe e u vane prej presioni ekonomik ne grek itsljan serb me nuset etj.etj.Dmth.feri ateher do ndidhin shum egzode,asimilime fetare e kombetare.Urgjentisht duhet ti bashkojme forcat me ane te miqeve nderkombetar se do jet e kot.Shqiptaret ne Maqedoni i kane humbur shpresat nuk kane projekte politike qe japin shpresa optimiste.Duket se jane ne qorsokak.Intervenime duhet bere sa me shpejte per zgjidhjen e problemeve…

    Përgjigjiuni
    Pelqej(2) Nuk Pelqej(2)
  4. Abas Fejzullhahi thotë:

    Ata të cilët na kanë ndihmuar me i çliruar dhe me i shpëtuar gjenocidit ne momente të caktuara, tani e kanë pa dhe po e shofin se shqiptarët janë të ndarë e të përçarë nëpër parti e lëvizje që janë hiq ma pak se ndoshta 100 të tilla e mos të flasim për ndarje e përçarje për pozita e pushtet për me vjedhur, grabitur e plaçkitur pasurit tokësore e nëntokësore e për t`i shitur e tretur për përfitimet e tyre e popullin e kanë shëndërruar në lypsa dhe ua kanë dhënë udhët e botës për kafshatë buke të cilën as serbia ska mundur ta bëjë e pushtetarët vendor ne Kosovë e Shqipëri këtë e bënë, është rreziku se me sjellje te tilla ja kemi gërditur edhe miqëve qe na ndihmuan si SHBA ne rend të parë dhe i kemi kënaqur armiqët qe presin vazhdimisht të përfitojn ate çka me sjellje dhe veprime po e bëjnë poushtetarët vendor shqiptar me emër dhe me veüra po dihet se ku dhe kah po e qojnë vendin…!

    Përgjigjiuni
    Pelqej(7) Nuk Pelqej(0)
  5. Jorgji Moçka thotë:

    Do të vij dita që trevat shqiptare të ndara paturpesisht ne menyre te pa drejte te bashkohen.Ne muzeun e pavaresise ne Vlore shkruhet se ne vitin 1913 kur fuqite e medhe ndan shqiperine ne pese pjese, siperfa-qja e shqiperise ishte 96000 km katrore. Keshtu ato shkerthata fuqi e Evropes nuk e lane trungu as nje te treten e saj por e ndane ne copa-copa, Kjo ishte dhe eshte nje nga padrejtesite me te medha qe i eshte ber vendit dhe popullit me te vjeter jo vetem te ballkanit por edhe me gjere

    Përgjigjiuni
    Pelqej(12) Nuk Pelqej(0)
  6. m.muharremi thotë:

    Para se te bashjohen trojet e grabitura shqiptare ne dhune gjate shekzllut te jakzar,shqiotaret duhet ti bashkojne mendjet.Me kete mendesi te zhvatjes se vendit te vet ne shqiptaret jo qe b s do te mund te bashkohemi oor ,druaj se mznd te humbasim edhe ndonji cope toke

    Përgjigjiuni
    Pelqej(10) Nuk Pelqej(2)

Leave a comment

XHTML: You can use these html tags: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>

Loading...

Kush duhet ti fitojë zgjedhjet në Kosovë?

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...