Published On: 20 Qershor, 2017

Do t’ju konfiskohet pasuria kryeministrave dhe familjeve të tyre, shpejt pas zgjedhjeve

  • Kush do t’i hetojë; këta kanë para?
    Amerika ka angazhuar ekspertët e ekselencës për hetimin e klasës politike shqiptare. Vijnë pas zgjedhjeve. Pse FBI- në do blejnë këta lapaculë? Do të dëgjoni shumë gjëra të shëmtuara që kanë kryer të korruptuarit e Shqipërisë.
  • Spartak Ngjela

Në çdo çështje të nxehtë kombëtare që ka të bëjë me zhvillimin kombëtar, ngrihen shumë pyetje.

Zgjidhjet e krizës sonë aktuale, kanë të bëjnë domosdoshmërisht me vendosjen e ligjit dhe të drejtësisë.
Sot drejtësia shqiptare është marrë në dorë nga partnerët perëndimorë, sidomos nga politika amerikane.

Prandaj mendoj se arsyet zgjidhëse për këtë çështje duhet të trajtohen sipas këtyre pyetjeve:

Çfarë do të sjellin zgjedhjet politike të 25 qershorit të këtij viti?
Asgjë. Shumë nga këta që do të zgjidhen janë të përkohshëm. Askush nuk do të bëjë dot gjë. Janë jashtë kësaj kohe. Reforma do t’i nxjerrë jashtë pushtetit. Vota nuk iu bën dot asgjë, nuk iu sjell dot asnjë mbrojtje.

A mund ta frenojnë këta një Reformë që është kundër tyre?
Këta mendojnë se mundën, por e kanë të pamundur. Janë që të gjithë të kapur nga institucionet ndërkombëtare. Një denoncim i tyre me izolim ndërkombëtar i hedh në erë.

A ka një shembull europian ku klasa politike ka qënë kundër Reformës së kësaj forme në këtë kohë?
Po, kemi shembullin kroat. Në Kroaci rezistenca e korrupsionit politik ishte dhjetë herë më e madhe se këtu. Para disa ditësh kryeministri i fundit kroat u dënua shtatë vjet burg dhe ia konfiskuan të gjithë pasurinë, atij dhe familjes së tij. Dhjetra funksionarëve gjithashtu. Kjo pritet të ndodhë edhe këtu. Madje mu sikur ka ndodhur.

Po pse rrinë në pushtet këta që nuk dinë të bëjnë asgjë dhe janë edhe nën kërcënim?
Sepse janë të sëmurë. Të inkriminuar dhe pa asnjë njohje të drejtimit të shtetit. Janë mesjetarë dhe otomanë. Por tani kanë falimentuar. Nuk shpëtojnë dot. Pas zgjedhjeve nuk do dinë ku të fusin kokën. Reformën dhe pastrimin do ta drejtojë vetë Amerika.

Kush do t’i hetojë; këta kanë para?
Amerika ka angazhuar ekspertët e ekselencës për hetimin e klasës politike shqiptare. Vijnë pas zgjedhjeve. Pse FBI- në do blejnë këta lapaculë? Do të dëgjoni shumë gjëra të shëmtuara që kanë kryer të korruptuarit e Shqipërisë.

Po kriza jonë si do zgjidhet në favor të shqiptarëve, si do të ecë kjo reformë në funksion të njerëzve të thjeshtë, që po varfërohen përditë?
Më Reformën Shqipëria ndryshon rrënjësisht. Në të gjitha fushat, dhe shqiptarët do të kenë shumë lehtësira në raport me Perëndimin dhe sidomos me Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Do t’i dëgjoni pas zgjedhjeve.

A nuk mund korruptohen dhe këta që do të kryejnë Reformën, siç u korruptuan të tjerët?
Është e pamundur. Të gjithë ata që do të angazhohen sipas ligjit në fuqi do të jenë të kontrolluar madje edhe familjarisht nga ndërkombëtarët. Ky është ligji i miratuar.

A mund të bashkohen krahët e politikës për ta bllokuar Reformën?
Ata e kanë në mendje, por shpresojnë kot me kundërvënie. Duhet të dorëzohen paqësisht përpara ligjit. Që të gjithë, e një e nga një.
Kundërvënia i dëmton rëndë. Do të përfundojnë si çadra e Saliut. E shihni si rrinë tani: urtë. Bashkimi i korrupsionit është fund më i shpejtë për ta.

Loading...
 

Leave a comment

XHTML: You can use these html tags: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>

Loading...