Published On: 30 Maj, 2017

Djemtë e çmuar të klubit të vogël, që u blen të gjithë nga skuadrat e mëdha të Ligës Premier (Foto)

Moston Tigers U-8 ka qëlluar të jetë një skuadër plot me talentë të mëdhenj dhe 10 nga lojtarët sa i kishte të regjistruar kjo akademi, nëntë prej tyre kanë nënshkruar marrëveshje me akademi profesionale.
Edhe portieri? Po, edhe ai është në një provë të Manchester United”, thotë njëri nga trajnerët.

Është e qartë që kemi të bëjmë me një grup të lojtarëve mjaftë special.

Dyshja Amari Moses dhe Mekhi McLeod, tashëm janë kthyer nga Marseille, ku luajtën për Evertonin dhe kishin ndeshje ndaj skuadrave si Barcelona dhe AC Milan.
Lojtarët dhe skuadrat aktuale ku kanë nënshkruar
Një tjetër është Saul Griffiths, i cili tani gjendet në Accrington Stanley.
Një prej tyre ka shkuar te, Stoke City, një te Oldham. Edhe dy të tjerë janë të Evertoni.

Nga shtatori Manchester City dhe Manchester United U-9, do t’i kenë në skuadër Dante Headley dhe Jay McEvoy.

Kjo akademi punon që shtatë vite thotë trajneri Adrian Griffiths për Sportsmail.

Ai zbulon se kjo skuadër e tij në sezonin 2015-16 i ka fituar 90 për qind të ndeshjeve me rezultat 20-0 e lartë.

“Ata kanë luajtur edhe më fëmijë më të mëdhenj, por që kanë treguar të njëjtin sukses”, thotë Griffiths.

Moston Tigers janë duke u krahasuar me akademinë e Fletcher Moss, që ka nxjerr emra si Marcus Rashford dhe Danny Welbeck te United. /Telegrafi/

Kuvendi i Gjilanit miratoi emrimin e rrugës: "Mërgimtarët e Gjilanit" në shenjë nderimi e falënderimi për kontributin e juaj për Lirinë, Pavarësin dhe Republikën! #Mirësevini n'shpi!
A 5
Loading...
 

Leave a comment

XHTML: You can use these html tags: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>

Loading...