Published On: 18 Qershor, 2017

Djelmoshat e përfaqësueses së Çamërisë shpallen kampion në Hagë

Dje me datë 17 qershor u mbajt në Hagë të Holandës një turne futbolli i organizuar nga U.N.P.O dhe institucionet e Bashkimit Europian, midis popujve të pa “përfaqësuar “, por falë iniciativës dhe këmbënguljes së Presidentit të Republikës së Çamërisë Festim Lato, ekipi  i futbollit të Çamërisë tani është më i përfaqësuar se kurrë. Ata arritën të shpalleshin kampion në këtë turne ku u ndeshën me: Kurdistani – Çamëria 0-9, Çamëria -South Camerun 2-0, Burundi – Çamëria 0-1 dhe finalja u luajt përsëri kundër South Camerun ku ekipi i Çamërisë triumfoi me rezultatin 3-2 dhe vulosën suksesin e parë në historinë e re që e pret shtetin e Çamërisë me në krye Presidentin Festim Lato.

Kjo eshte nje shenje shume e mire per te gjithe popullin e Çamerise ne rrugen qe ata kane nisur.

Gjithashtu eshte nje gje e mbrekullueshme qe te ben te besosh qe do te kemi suksese te nje pasnjeshme me Festim Lato qe na udheheq nga fitorja ne fitore. Fitore me dorzimin e dosjes, fitore me sensibilizime neper bote per ceshtjen came, krijimin e Institucioneve legjitime te shtetit te ri. Krijimin e klubit Kombetar te pare te futbollit, dhe fitimin e ketij turneu qe u organizua sot me 17 qershor 2017 ne Hage te Holandes. Ne kete aktivitet ishin te pranishem edhe dy përfaqësues te FIFA te cilet dhane lajmin e mire se ne fillim te vitit tjeter Cameria do te pranohet me te drejta te plota ne FIFA.

Eshte nje dite shume e gezueshme sot ne Den Haag per ne. Por do te jete akoma edhe me e bukur, kur te fitojme edhe trofe te tjere ne shtetin tone te ri ,kjo fale talentit qe e karakterizon cdo CAM . t.Tashmë e kemi nje drejtim prej fitimtari me Festim Lato. Na mbeshtesni per gjeneratat qe do vine, ti kthejme femijet ne tokat e gjysherve te tyre. Fitore Cameria. Rrofte populli Cam. Respekt gjysherve tane.

Loading...
 

Leave a comment

XHTML: You can use these html tags: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>

Loading...