Published On: 17 Maj, 2017

Dje nënshkroi me LDK’në, Kusari-Lila sot afër Veselit e Haradinajt (Foto)

Kryetarja e Alternativës Mimoza Kusari Lila e cila i është bashkuar LDK-së e AKR-së që në zgjedhjet e 11 qershorit të garojnë së bashku në zgjedhje, sot është parë afër Kadri Veselit dhe Ramush Haradinajt.

Kjo fotografi është realizuar gjatë pjesëmarrjes së tyre në memorialin përkujtimor në fshatin Jabllanic të Komunës së Gjakovës ku u përkujtuan 33 dëshmorët e rënë.

Kadri Veseli e ka nënshkruar koalicionin ne partinë e Ramush Haradinajt dhe Nismën e Fatmir Limajt.

Në zgjedhjet e 11 qershorit duket se e vetmja që do të garojë pa askë në koalicion është Lëvizja Vetëvendosje, ndonëse për këtë të fundit ka raportime se është në bisedime me Lidhjen Demokratike të Kosovës për një koalicion të mundshëm paszgjedhor.

Vendi do të shkojë në zgjedhe më 11 qershor, pasi Nisma arriti t’i mbledh votat e nevojshme për ta rrëzuar Qeverinë.

Vota vendimtare ishte edhe ajo e partnerit qeverisë, Partisë Demokratike të Kosovës e cila ia dha goditjen finale rrëzimit të Qeverisë Mustafa./Express/

Loading...
 

Leave a comment

XHTML: You can use these html tags: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>

Loading...