Published On: 28 Tetor, 2016

Djali i Ramiz Hoxhës për aktakuzën ndaj Limajt: Qe 18 vite kemi kërkuar drejtësi

Fadil Hoxha djali i viktimës së vrarë Ramiz Hoxha, thotë se familja e tij kanë pritur 18-vjet për të kërkuar drejtësi për babanë e tij.

Prokuroria Speciale ka ngritur akuzës ndaj Fatmir Limajt, duke e ngarkuar atë me përgjegjësi penale dhe rol në vrasjen e dy civilëve shqiptarë, Ramiz Hoxhës nga Bellanica dhe Selman Binishit nga Banja, më 2 tetor 1998.

Fadil Hoxha djali i viktimës së vrarë Ramiz Hoxha, i kontaktuar nga Insajderi tha se familja e tij kanë pritur 18-vjet për të kërkuar drejtësi për babain e tij.

Ai thotë se kanë qenë të zhgënjyer me drejtësinë ndërkombëtare dhe se shpresat tani i kanë vetëm te organet vendore.

“Sot sadopak, kemi pak shprese,që më në fund drejtësia të punojë për viktimat e pafajshme të vrarë në mënyrë makabre dhe tradhtare,dhe me e keqja edhe njollosja “tradhtar”, pa asnjë fakt të vetëm”, tha Fadil Hoxha.

Nga ana tjetër, i akuzuari Limaj, ka thënë se lidhur me këto pretendime është hetuar së paku tri herë, dhe të të tri rastet janë mbyllur, për shkak të mungesës së provave.

“Nga shkresat e lëndës del se në atë kohë përgjegjësinë për këto vrasje përmes një komunikate e ka marrë përsipër Shtabi i Përgjithshëm i UÇK-së. Aty ka përfunduar kompetenca ime sepse unë në atë kohë nuk kam qenë anëtarë i Shtabit të Përgjithshëm të UÇK-së.”, ka shkruar Limaj ndër të tjera në facebook.

Edhe, avokati i Fatmir Limajt, Tahir Rrecaj, i kontaktuar nga Gazeta Express ka thënë se aktakuza e ngritur ndaj klientit të tij nuk është e mbështetur në prova.

Loading...
 

Leave a comment

XHTML: You can use these html tags: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>

Loading...

Kush duhet ti fitojë zgjedhjet në Kosovë?

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...