Published On: 28 Tetor, 2016

Djali i komandant “Lleshit”, xhihadist në Siri (Video)

Në shtator të këtij viti, Liridon Qazimi bashkë me 4 persona tjerë nga Presheva, Bujanoci dhe Medvegja, kanë nisur rrugëtimin e tyre për në Siri.

Liridoni është i biri i Ridvan Qazimit, i njohur si Komandant Lleshi.

Veç tij dhe 4 të tjerëve, sipas një hulumtimi të publikuar në emisionin Udhëve në RTK, drejt Sirisë kanë udhëtuar edhe 12 kosovarë.

 Ata, sipas familjarëve të tyre, kanë udhëtuar fillimisht në Mal te Zi, ku nga Podgorica kanë fluturuar për në Stamboll.

Në Turqi, fillimisht kanë shkuar në qytetin Hatayi, për të udhëtuar me autobus në qytezën Reyhanli, prej nga edhe dyshohet se kanë kaluar në vatër të luftës.

Loading...
 

Leave a comment

XHTML: You can use these html tags: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>

Loading...

Kush duhet ti fitojë zgjedhjet në Kosovë?

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...