Published On: 10 Korrik, 2017

Djali i Adem Grabovcit, dasma e të cilit po bën bujë

Ngadhnjim Grabovci, dasma e të cilit po bën bujë në mediat rozë, ishte dënuar në vitin 2015 bashkë me vëllain tjetër, Guxim Grabovcin për rrahjen e një polici në shkurt të vitit 2013.

Djemtë e ish shefit të grupit parlamentar të PDK’së, Adem Grabovcit dhe personashit kryesor të aferës ‘Pronto’, megjithatë ishin dënuar me vetëm nga 3 mijë euro secili.

Dënimin për djemtë e deputetit të PDK-së Adem Grabovci atëkohë e kishte konfirmuar e për KALLXO.com avokati mbrojtës i Guxim Grabovcit, Hasan Jashari, i cili megjithatë, njoftoi se dënimi ishte konvertuar në para për të shmangur burgimin.

 “I mbrojturi im dhe vëllai i tij, janë dënuar me nga gjashtë muaj burg për secilin, mirëpo me kërkesën e mbrojtjes duke u bazuar në dispozitat ligjore ky dënim ju është kthyer në dënim me gjobë në lartësi prej 3 mijë euro për secilin”, tha Jashari.

Kjo do të thotë se për krimin e kryer, dënimi efektiv për secilin prej të dënuarve është 3 mijë euro.

Seanca fillestare në këtë rast ishte mbajtur me datë 5 dhjetor të vitit të kaluar, por u shty se mungonte Guxim Grabovci./periskopi

Kuvendi i Gjilanit miratoi emrimin e rrugës: "Mërgimtarët e Gjilanit" në shenjë nderimi e falënderimi për kontributin e juaj për Lirinë, Pavarësin dhe Republikën! #Mirësevini n'shpi!
Loading...
 

Leave a comment

XHTML: You can use these html tags: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>

Loading...