Published On: 17 Korrik, 2017

Diva e muzikës botërore, habit këngëtarja shqiptare (Video+FOTO)

Nga kujdestare të moshuarish në yll

Ermonela Jaho i magjepsi përsëri mediat ndërkombëtare me interpretimin e saj, në rolin e Madamës Butterfly të Puccini-t.
Pas performancës në Teatro Real në Madrid, Spanjë, Ermonela Jaho është përsëri në qendër të vëmendjes.

“El Pais” i ka kushtuar një artikull historisë e ëndrrës së saj që nisi në kohën e komunizmit dhe u bë realitet në Itali, ku filloi punonte si kujdestare e të moshuarve.

“Unë nuk ëndërroja të isha këngëtare, unë deliroja. Ishte diçka patologjike.”, shprehet Ermonela.

Vullnet i hekurt dhe ambicie: Ermonela Jaho kujton për “El Pais” përvojën e një emigranteje të varfër në Itali ku shumë herë, iu desh të shtypte dinjitetin.

Për të siguruar të ardhura, kujdesej për fëmijë dhe të moshuar. Shkoi për të marrë leksionet e para nga një emër i madh i muzikës italiane dhe botërore, Katia Ricciarelli, për të qëndruar gjatë.
“Shkova kur isha 18 vjeç, pa asnjë qindarkë në xhep.

Punoja ku të mundesha. Kam patur ditë kur, sinqerisht, nuk kisha asgjë për të ngrënë. Kam vuajtur poshtërimet më të paimagjinueshme.

Jam ndier mjerane, sikur s’e meritoja vendin tim në këtë botë. Por s’e thashë kurrë me zë të lartë, sepse vetëm nga fakti i pranimit, më vinte rëndë. Kështu, çdo natë kur shtrihesha për të fjetur, dëshiroja kaq fort ta realizoja ëndrrën time. Kjo më mbajti gjallë.”

Siç vë në dukje “El Pais”, publiku është aq i ndjeshëm sa ta kuptojë. Interpretim pas interpretimi, sot Ermonela Jaho është një prej sopranove më të famshme dhe më të vlerësuara në botë.

“Madamme Butterfly”; “La Traviata”; “La Boheme”; janë vetëm disa prej kryeveprave të muzikës operistike, ku Ermonela Jaho ka lënë padyshim gjurmë në mendjen e kritikëve më të rëndësishëm, që kurdoherë e duartrokasin në artikuj për mediat më të njohura.

“Nëse nuk do të kisha kaluar çfarë kam kaluar, s’do të këndoja kështu. Thellë, duke qenë natyrë pozitive, jam shumë mirënjohëse. Shkolla ime ka qenë jeta.

Një këngëtar duhet të jetë si një libër i hapur, ta përçojë gjith’ çka mësuar nga përvoja tek kënga. Vetëm kështu mund ta çlirosh shpirtin thellësisht. Publiku e dallon këtë, s’mund t’i gënjesh”- ka deklaruar Ermonela Jaho për “El Paris”. /albeu.com/

Kuvendi i Gjilanit miratoi emrimin e rrugës: "Mërgimtarët e Gjilanit" në shenjë nderimi e falënderimi për kontributin e juaj për Lirinë, Pavarësin dhe Republikën! #Mirësevini n'shpi!
A 5
Loading...
 

Leave a comment

XHTML: You can use these html tags: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>

Loading...