Published On: 25 Prill, 2017

Ditë të zeza për shqiptarët në Gjermani

Landi gjerman Sachsen-Anhalt ka bërë dëbimin e 14 shtetasve të Shqipërisë dhe të Kosovës. Një aeroplan çarter i ka transportuar ata nga aeroporti Leipzig-Halle drejt Tiranës, respektivisht Prishtinës, të enjten që shkoi, ka njoftuar Zyra Administrative e Landit, shkruan dpa.de.

Por, zyra në fjalë, nuk ka mundur të ofrojë më shumë informacione për shkak të detyrimit për mbrojtjen e të dhënave, transmeton Albinfo.ch.

Në përgjithësi atë ditë, nga disa lande janë dëbuar 35 persona, 8 në Kosovë dhe 27 në Shqipëri. Krahas landit Sachsen-Anhalt, në këtë aksion ishin përfshirë edhe landet si: Thüringen, Rheinland-Pfalz, Brandenburg, Nordrhein-Westfalen dhe Niedersachsen.

Siç dihet, Shqipëria dhe Kosova bëjnë pjesë në mesin e “vendeve të sigurta” për Gjermaninë, ku ajo mund t’i kthejë azilkërkuesit, të cilët, pothuajse të gjithë marrin vendim negativ të qëndrimit.

A 5
Loading...
 

Leave a comment

XHTML: You can use these html tags: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>

Loading...