Published On: 18 Gusht, 2017

Dita ndërkombëtare e gjeologjisë

18 gushti është data ku shënohet Dita ndërkombëtare e gjeologjisë, shkencë kjo që shfrytëzohet për të zhvilluar shtetin nëpërmjet zbulimit të pasurive nëntokësore.

Megjithatë, kjo ditë nuk shënohet në Kosovë.

Gjeologjia është shkenca që studion tokën në mënyrë të gjithanshme. Ajo mundohet të shpjegojë se si është formuar toka dhe si ndryshon ajo.

Kjo shkencë gjen zbatim në studimin e vendburimeve të mineraleve të ngurta, naftës, materialeve të ndërtimit, dhe burimeve të ujrave nëntokësore.

Gjeologë shqiptarë dhe të huaj në Shqipëri, kanë zbuluar deri tani 15 vendburime nafte, 6 vendburime gazi, 7 vendburime bitumi dhe mbi 500 vendburime minerale.

Ndërsa, në Kosovë kohë më parë një banorë i fshatit Torinë të Komunës së Lipjanit, zbulojë se në tokën e tij ka gaz, ku u kërkua që institucionet përkatëse të zhvillojnë një studim gjeologjik për të konstatuar gjenezën, përbërjen dhe potencialin real të rrjedhës së këtij gazi.

A 5
Loading...
 

Leave a comment

XHTML: You can use these html tags: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>

Loading...