Published On: 31 Tetor, 2016

Dita e kursimit i gjen kosovarët me 2.2 miliardë euro kredi

Shoqata e Bankave të Kosovës, organizoi konferencën vjetore të Bankave të Kosovës në të cilën u tha se sistemi bankarë në Kosovë është profitabil, i qëndrueshëm me shërbime të digjitalizuara për klientët dhe me rënie të vazhdueshme të normave të interesit

Në Ditën Ndërkombëtare të Kursimit, Shoqata e Bankave të Kosovës, organizoi konferencën  vjetore të Bankave të Kosovës në të cilën u tha se sistemi bankarë në Kosovë është profitabil, i qëndrueshëm me shërbime të digjitalizuara për klientët dhe me rënie të vazhdueshme të normave të interesit.

Fehmi Mehmeti, zëvendës guvernatori i Bankës Qendrore të Kosovës (BQK) tha se digjitalizimi në sistemi bankar po u mundëson klientëve qasje në llogaritë e tyre në kohë reale.

“Jemi dëshmitarë të avancimit të vazhdueshëm nga bankat në digjitalizimin e sistemit bankar, ku ndër format më të theksuara është e-bankingu që në kohët ë fundit u mundësohet njerëzve qasje në llogaritë e tyre në kohë reale“, tha Mehmeti.

Ai gjithashtu tha se Banka Qendrore e Kosovës e ka për obligimi që të sigurojë infrastrukturë ligjore dhe rregullativë adekuate në funksion të avancimit të bankingut në Kosovë.

Kryetari i bordit të drejtorëve-Shoqata e Bankave të Kosovës Ilir Aliu tha depozitat dhe kreditë vazhdojnë të rriten,  bile gati dyfishi i normës së përgjithshme të rritjes ekonomike në Kosovë. Kreditë arritën diku afër 2.2 miliardëve në portofolin e kredisë.

Sipas Aliut, po rriten kreditë me kualitet të lartë, dhe tashmë është e krahasueshme me normat e Bashkimit Evropian.

“Rritja nuk është duke u bërë me koston e kualitetit të dobët, por rritja është duke ndodhur me kualitet të lartë çka është shumë e rëndësishme për performancën e sektorit në përgjithësi”, tha Aliu.

Sa i përket normave të interesit, Aliu thotë se ndër vite ka pasur ulje, dhe këtë vit ka arritur një normë rreth 7,49 për qind të kredive të reja, ku në mesin e tyre ka kredi me 8 për qind edhe me 10 për qind. Për kërkesën kualitative si nga njësitë familjare dhe ashtu edhe bizneset, normat e interesit janë më të pranueshme.

Kryetari Ilir Aliu për të hyrat në sektorin bankar tha se janë stabile, të mira për sektorin bankarë, por jo edhe në rritje, raporton Kallxo.com.

“Nëse flasim për portfolio diku rreth 2.2 miliardë euro, në këtë portfolio në krahasim me vitin 2012 po e marrim si shembull, i kemi diku 400 milionë euro më shumë kredi, mirëpo normat e interesit të reja gjenerojnë të hyra më pak”, tha Aliu.

Në konferencë u bë e ditur se numri i llogarive e-banking në Kosovë u rrit në 187,297 në vitin e kaluar, shifër që shënoi një rritje në krahasim me vitin 2014 sa ishin 157,761 llogari e-banking.

Me rritje ishin edhe numri i kartelave, ku nga  813,026 kartela në vitin 2014, tri vjet më vonë numri i llogarive u rrit në 862,779.

Loading...
 

Leave a comment

XHTML: You can use these html tags: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>

Loading...

Kush duhet ti fitojë zgjedhjet në Kosovë?

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...