Published On: 28 Tetor, 2016

Disa persona vuajnë nga “dhimbja” e gjymtyrëve që i kanë humbur, teknologjia shpjegon arsyen dhe trajtimin

Nga Sara G. Miller

Marrë nga LiveScience.com

Përktheu për Opinion.al: Alteo Hysi

***

Një trajtim i ri duket se po ndihmon në lehtësimin e asaj që njihet si “dhimbja fantazmë e gjymtyrëve”.

Kjo e fundit nënkupton ndjesinë e përjetuar nga dikush që ka patur një gjymtyrë të prerë, se gjymtyra e tij është ende atje.

Gjatë një studimi japonez, kërkuesit përdorën teknologjinë  e ndërveprimit të makinerive me trurin për të trajtuar pacientët që kishin patur dhimbjen e gjymtyrëve fantazmë, që do të thotë se përjetuan dhimbjen në një gjymtyrë të munguar ose paralizuar.

Teknologjia regjistron aktivitetin e trurit të një personi  dhe pastaj e përkthen atë aktivitet në një  lëvizje të një proteze robotike, sipas studimit të publikuar dje, në 27 Tetor, në gazetën “Komunikimet Natyrore”.

“Edhe pse dorën nuk e ka më, këta njerëz sërish ndiejnë sikur e kanë dorën aty- ai ndjen një lloj dhimbjeje djegëse”-tha Dr. Ben Seymor, një neurolog në Universitetin Cambridge në Angli dhe një bashkëautor i studimit.

Normalisht, truri i një personi gjeneron aktivitet për të lëvizur një pjesë trupi, tha Dr. Takufumi Yanagisawa, një asistent profesor i neurokirurgjisë në Universitetin Osaka në Japoni dhe autori drejtues i studimit.

Pastaj, teksa personi lëviz atë pjesë të trupit, truri merr informacionin ndijor për të kontrolluar që lëvizja po ndodh teksa personi përpiqet për të. Ko përfshin përfshin jo vetëm informacion vizual nga sytë, por gjithashtu informacion nga vetë gjymtyri rreth ndjeshmërisë nga ndonjë kontakt që realizon teksa lëviz dhe informacion rreth asaj se ku pjesa e trupit është në hapësirë. Ky informacion  vjen në tru nga muskuli.

Kur një person me dhimbjen e gjymtyrit fantazmë përpiqet të lëvizë një pjesë trupi, truri gjeneron të njejtin aktivitet për të lëvizur atë pjesë trupi, por kurrë nuk merr informacion ndijor , të nevojshëm për të konfirmuar që lëvizja ishte e suksesshme.

Kjo mospërputhje mes qëllimit për të lëvizur dhe rezultateve aktuale, mendohet të jenë burim i dhimbjes fantazmë të gjymtyrit.

“Kapja” e dhimbjes fantazmë të gjymtyrit

Më parë, shkencëtarët menduan se simulimi i pjesës trupore “fantazmë” duke përdorur një protezë robotike, për shembull, mund ta çlironte dhimbjen-tha Yanagisawa.

Por në studimin e ri, kur kërkuesit u përpoqën për këtë, duke përdorur teknologjinë e ndërkontaktit “makineri-tru” me 10 pacientë, ata zbuluan se në fakt ka efektin e kundërt: E përkeqëson dhimbjen e pacientit.

Është e mundur që lëvizja e protezës robotike të mos e heqë qafe mospërputhjen midis qëllimit për të lëvizur dhe të dhënave të marra nga sensori i trurit, shkruajnë studiuesit.

Edhe pse pacientët e panë protezën të lëvizte, ata ende nuk mund ta ndiejnë ose marrin informacionin ndijor nga muskujt rreth asaj se ku gjymtyri pozicionohet në hapësirë, tha kërkuesi.

Kërkuesit u përpoqën për një qasje ndryshe me të njejtin pacientë. Ata i pyetën pacientët të përpiqeshin për të lëvizur një dorë fantazmë në anën tjetër të trupit nga ku kishin përjetuar dhimbjen. Me fjalë të tjera, nëse dora e majtë e pacientit ishte paralizuar ose gjymtyar, kërkuesit i thanë pacientit të imagjinonte sikur ai ose ajo kishte një dorë fantazmë në të djathtën, dhe të përpiqej të lëvizte dorën e djathtë.

Duke përdorur teknologjinë, kërkuesit regjistruan aktivitetin e trurit, të gjeneruar kur pacientët u përpoqën të lëviznin një gjymtyrë fantazmë në krahun e “gabuar” të trupit, dhe e përkthyen këtë aktivitet në lëvizje të protezës robotike.

Këtë herë dhimbja fantazmë e pacientit u ul.

Pse funksionon?

Është e mundur që duke ushtruar anën e “gabuar” të trurit, pacientët shmangën mospërputhjen në trurin e tyre mdis lëvizjes dhe informacionit ndijor që erdhi mbrapsht. Në fjalë të tjera, truri i pacientit nuk po priste për informacion ndijor nga dora fantazmë, por nga dora tjetër.

Kërkuesit theksuan gjithsesi se teknologjia nuk është gati për përdorim masiv.

Seymor deklaroi se rezultatet e çlirimit nga dhimbja janë të përkohshme.

Që të vazhdojë, trajtimi ka nevojë për pajisje mjekësore tepër të shtrenja, tha Seymor.

Loading...
 

Leave a comment

XHTML: You can use these html tags: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>

Loading...

Kush duhet ti fitojë zgjedhjet në Kosovë?

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...