Published On: 18 Shtator, 2016

Disa kronika për një tragjedi të paralajmëruar

Gjergj-Kabashi

Nga Gjergj Kabashi

Ka mbi dhjetë vite që shkruajmë dhe protestojmë gjithandej ku patëm mundësi, vecanërisht në Zemra Shqiptare dhe në Revista Drini, për rrezikun e madh që e përjetoj dhe iu nënshtrua kombi shqiptar nga agjendat e huaja armiqësore për islamizimin e tij, të udhëhequra kryesisht nga Turqia me investimet e saja enorme religjioze islamike,të thuash të paimagjinueshme për nga përmasa dhe fuqia shkatërrimtare.Fillimisht luftën me të keqen e nisëm ne,ndërsa perpara tre-kater vitesh iu bashkëngjit edhe nga shtypi tjeter,sidomos ai në Kosovë,ku u dalluan Gazeta Express dhe “Zëri”,në rend të parë me dy profesionistët e shquar,Arbana Xharrën e Visar Duriqin e shumë të tjerë krah tyre…Një kontribut të vecantë në këndelljen e opinionit publik të Kosovës dhe atij shqiptar në përgjithësi,e ka dhënë edhe publicisti dhe intelektuali i shquar shqiptar Fahri Xharra nga Gjakova, së bashku  me bashkemendimtarët e tij.
Mund të thuhet që nuk ishte vetëm Turqia erdoganiste-neootomane,por edhe vendet të tjera arabo-islamike,të cilat kush më pak e kush më shumë, e shkretuan dhe dëmtuan tejmase imazhin e kombit shqiptar, duke prekur,madje,edhe në ndërgjegjën kombëtare shqiptare,thjeshtë duke e kalbur atë. Numri i jashtezakonshëm i xhihadistëve që me eufemizëm vazhdojnë ti quajnë “luftëtarë të luftërave të huaja”, që dolën si ushtar/”asker” sulltanësh prej xhamive të “Arnautllukut”,-të frymëzuar për xhihad nga veprat frymëzuese të “hazreti” Mohammadit, e paraqesin hapësirën shqiptare në Gadishullin Ilirik,(Ballkan),si një vatër potenciale të rrezikut permanent për vetvetën,por edhe për të tjerët… Në kohën kur është pritur që lëndimi shumëshekullor i kulturës,traditës,dokeve,zakoneve dhe historisë kombëtare shqiptare të shërohej, përkundrazi ndodhi lëndimi më i madh i saj.Për fat të keq kjo ndodhi në kohën kur ka qenë e pakuptimtë dhe e palogjikshme të pritej dic e tillë: në rrethana lirie!Pra, kur shqiptarët,-vecanërisht shqiptarët e Kosovës, e fituan apo më mirë të thuhet ua sollën lirinë vendet europiane-perëndimore dhe kur Turqia që kishte qenë duke pritur, ua risolli Islamin ofansiv,atë Islam dhe islamizim që qe detyruar ta ndërpriste në vitin 1912,kur bishtpërfundi që tërhequr nga viset shqiptare dhe Gadishulli Ilirik që deri në atë kohë e mbante të pushtuar në përgjithësi.
Njëri ndër ata që e mohoi këtë liri, duke ia dhënë kuptimin që se ka pasur kurrë liria kombetare shqiptare, është edhe Fuad Ramiqi, ish oficeri jugosllav,-i njohur për besnikeri ndaj Fikret Abdic,marionetes serbomadhe gjate luftes së Bosnjës dhe i cili pas clirimit të Kosovës me imamët më të njohur të BIK-ut e organizoj kryengritjen muslimane në hapësirën e Kosovës shqiptare.Pra,krejt ajo që ka ndodhur në Kosovën e pasluftës, është edhe si rrjedhim i infektimit të madh islamik të pjesës së kombit tonë në Maqedoni dhe në pjese të tjera të pambrojtura shqiptare. Kur duhej ti gëzoheshim lirisë kombetare të mohuar me shekuj, që nga viti 1999 e deri në ditën e sotme,përballemi me një përcudnim dhe antishqiptarizëm të jashtëzakonshëm:me “Lirinë Muslimane” apo njëfar kryengritje muslimane a nacionalizëm musliman të vazhdueshëm, që nuk e lë Shqiptarin as nacionalizmin shqiptar ende të brishtë për asnjë cast të qetë në vendin e vatrën e vet, nacionalizëm ky ende i lënduar si pasojë e pushtimeve të gjata.

Enes Goga dhe imamët e tjerë që akuzohen tash, pak a shumë e kan nga një shok a mik në “politikën e Kosovës” të nivelit lokal apo qendror të saj,të cilët nuk përtojnë t’i bijnë në gjunj për një “kokërr” të vetme “presidenciale” madje as ndonjë antishqiptari, qoftë ai Gëzim Kelmendi apo panislamikut tjetër Enes Goga.Atmosferë e turpshme islamike që mbretëron në Shqiptari, nuk mund të përmirësohet qoftë edhe nëse ndodhë dënimi eventual i imamëve për ndjekjen penale të të cilëve u njohtue kohëve të fundit,pasi kemi  probleme me Islamin e pasluftës në Kosovë në përgjithësi e jo me individë të caktuare, të njohur më shumë për shkak të zhurmës së tyre si nacionaliste Musliman… Problemi është me masa të tëra të islamizuara dhe me propagandën e jashtezakonshme muslimane të hoxhallarëve, ezaneve tmerruese,shenjave të imponume të islamit politik etj. që tashmë janë shndërruar në një murtajë të vërtetë antishqiptare,si cilës deri sot askush nuk i doli përpara ashtu sic duhet. Një politike kombetare e mirëfilltë në Kosovë apo Shqipëri, pikësepari do të duhej ti zgjidhte problemet që i kemi me dy komunitete fetare që janë në duartë dhe mbikqyrjen e huaj,sic është Islami dhe Ortodoksia. Nëse një politikë e re eventuale kombëtare do të arrinte që komunitetin musliman dhe atë ortodoks ti kthente nën mbikqyrjen rigoroze shteterore, duke i rishqiptarizue apo duke ia nenshtrue interesit kombetar,tek  atëhere do të mund të thuhej se është bërë dicka e dobishme në favor të kombit e interesit jetik të tij.Tash kur “djalli ka dalë nga shishja”,problemet nuk i kemi me individë të caktuar të komuniteteve të përmendura fetare, por me vet ngrehinat e tyre:medreset e ndertuara gjithandej në “Arnautlluk”, shkollat kuranore,fakultetet islamike, cirrjet nga altoparlantet me “e-zanet” që bijnë ndesh me kulturën shqiptare,shkaterrojnë qetësinë e domosdoshme njerëzore; pastaj me investimet e tjera të huaja religjioze,me infrastrukturen e tyre dhe “njeriun” e tyre…

***

Sigurisht e keni lexuar informatën e  paradoditshme të Zërit, sesi “mbrëmë tre persona pantollshkurtër” sipas hetimit policor të kamerave të sigurisë, në një rrugë të Prishtinës, në Semafor, kishin vendosur flamurin e shtetit religjioz islamik e terrorist. Të ndodhë një gjë e tillë në Kosovën shqiptare,-këtë pjesë të shenjtë të vendit tonë, është e paimagjinueshme dhe trishtuese njëherit…

Mos me ta marrë mendja, por ja që gjërat e tilla po ndodhkan?!

Shumëcka e ndërlidhur me Islamin dhe islamizimin e Kosovës dhe kombit shqiptar, që nga ardhja e demokracisë në Shqipëri(1990 e këtej) dhe e lirisë në Kosovë (nga qershori i vitit 1999), është zor për tu besue; por ja që ato po ndodhin para syve tanë,sikurse të ishte fjala për “bëma” të një populli tjetër!Në të vërtetë Islami në Kosovë e Shqiptari,nuk është më ai që “ka qenë” e dëshirojmë ta quajmë si “Islam tradicional”, që në të vërtetë ishte islam i izoluar dhe rrethuar nga kultura e traditat e forta shqiptare,por është Islami pretendues,hegjemonist,politik;i paraparë edhe nga “Hazreti” Mohammad, pra është Islami i tashëm Global,që synon rrënimin e kulturave të popujve të tjerë dhe shkrirjen e tyre në “thesin me mut” të miletit/umetit të “Profetit” Mohammad. Edhe këta ish-shqiptarët që vendosin flamur të të ashtuquajturit “shtet islamik” në një semafor natën në një rrugë të Prishtinës,në të vërtetë i takojnë një populli tjetër,meqenëse si të asimiluar e trushpërlarë që janë tashmë,mund të konsiderohen pjesë e ndjeshmërisë e preokupimit tjetër,pra pjesë e kryengritjes permanente Muslimane,-qoftë edhe në vendet e huaja,sic është e duhet të jetë për ta vendi ynë Shqiptar! Xhamitë e trashëguara prej pushtimit osman si dhe ato të ndërtuara pas luftës së vitit 1999 nga ana e Turqisë dhe vendeve arabe-islamike,e kan kryer rrastë punën dhe misionin e vet antishqiptare, dhe tashmë s’është fjala për ca shefqet krasniqër apo enesgoga me fuadramiqër e të tjerë, por fjala është kryesisht për xhamitë,-këto “fabrika për prodhimin e turqve”,(Mendim i Teki Dervishit,dramaturgut tonë të madh,tashme i ndjerë) dhe për prodhimin e “arabëve të bardhë”,-sic janë keta që e vendosen,në terrin e natës,flamurin e zi terroristë të IS në Prishtinë,do të thosha une…Prodhime tipike anmiqësore dhe pasojë e rrjedhim i indiferencës “son” të përgjithshme dhe identifikim me të keqen! Dhe,a nuk mund të vërtetohet tashmë ajo që është ditë gjithmonë nga ata që duan të dijnë se askush nuk investon diku tjetër pa menduar pikësëpari për interesin e vet,sic menduan Turqia dhe vendet arabe-islamike me agjentura sllave pas,për shndërrimin e Shqiptarëve në Musliman,në ca ”bishta” të gjorë të miletit/umetit të tyre…Natyrisht që BIK-u e bikat i kan fajet,- se bashku me kryefajtorët:politikën e pavemendshme “kombëtare” në Tiranë e në Prishtinë, se sa për shqiptarët në Maqedoni,skemi ctë themi pasi ata nuk përfaqësohen as për të mirë e as për të keq!
“Cka të mbjellësh,do të korrësh!”,kan thanë ghithmonë.

Islam kemi mbjellë,dhe Islam dhe islamistë po mbijnë,dhe “frutat” e tyre po i “korrim” e do ti “korrim”,apo jo?

– “Të vetmit evropianë që kërkojnë identitetin e vetë te të huajt janë shqiptarët. Ata të Shqipërisë së jugut te grekët ortodoks. Ndërkaq tjerët, veçanërisht shqiptarët e FYROM-it – ndjenjat kombëtare të të cilëve janë në fazën e një tërheqjeje shumë të rrezikshme duke ua lëshuar vendin atyre fetare radikale – kërkojnë “shpëtimin” shpirtëror te turqit dhe arabët “mysliman”.,thekson Aurel Dasareti në shkrimin e tij të botuar në Revista Drini, “Një parajsë pa vuajtje”. Dhe, si të mos pajtohesh me analizën perfekte të psikologut ushtarak shqiptar që jeton në SHBA.

***

Lajm pas lajmi…Secili lajm e plotëson trishueshëm lajmin paraprak! Në Durrës, u legalizokan 35 xhami?! Në vend që të ndërtoheshin 35 fabrika e të punëoheshin në to qindra njerëz të papunë,fatmjerë?

Në kronikën time për islamizimin antishqiptar,duke menduar rreth këtij kumti të zi sipas mendimit tim,shkrova:

MIRËSEVINI NË XHAMIISTAN! Kështu,kadaldale krijohet një popull tjetër i dalë prej “barkut” të shqiptarëve…E ashtuquajtura politikë “kombëtare” në Kosovë e Shqipëri së pari qet shqipfolës prej dyerve të atyre xhamive,e pas kesaj “nasihat mas nasihati” e  “xhu me gju me hoxhen” dalin formohen me indoktrinim permanent pjesetar krenar të miletit/umetit musliman,lavderim muhaxherët,ridvanaqifët etj,etj…Euforitë e faljeve të “namazeve” nëpër rrugë për “bajrama” e “ramazana”,”shtrimi” i iftareve nëpër sheshe kryesore të qyteteve, a nuk është e gjithë kjo Islam Politik? A nuk i kontribuoj Islamit Politik themeluesi i politikes islamike “ndër ne”, Abdi Baleta, autori i librit famëzi e të zi: “Shqiptarët përballë terrorizmit intelektual të Falacit”,libër që nuk do të duhej ta shkruante asnjë njeri i liundur prej nënës e babait shqiptar? A nuk i pati kontribuar Islamit Politik edhe “krijesa e tij”, Milazim Krasniqi,”shefi i departamentit të gazetarisë” së Universitetit “Hasan Prishtina” të Prishtinës? A nuk i kontribuojnë islamit politik edhe Gazmend Muhaxheri i Komunës së Pejës dhe Agim Bahtiri i Komunës së Mitrovicës me iftaret e tyre të shtruara me parat e taksapaguesve të shtetit tonë “sekular”? I gjithë ky Islam Politik dhe islamizim i orkestruar, një ditë e marrin kuptimin e vetëm të vërtetë që e kan keto festa arabo-islamike,-me sjellje gjoja flijuese e me gëzime e hare pas “flijimit”:Nacionalizem e mburrje Muslimane e popullit të “profetit” Mohammad ,pra nacionalizëm panislamik,arab,turk e ckado tjetër!!
VETËM PËRPARA “ARRNAUT” se u kishte pas djegë malli për xhami e hamame,qëkur u kishte pas lanë “jetim” pas vitit 1912, “baba mret prej Stamollit!!…”

***

Edhe për “Bajramin” që shkoj i pari i Muslimanëve të Kosovës paska shkue në Mekë,në krye të haxhinjve të tjerë! Pa e bërë përllogaritjen e thjeshtë se sa mund të kushtoj shkuarja e një personi në “haxh”, duhet shtruar pyetjen tjetër se nga i siguron paratë kryehoxha i Kosovës, biri i të cilit Enisi, jo fort moti, bënte thirrje të hapur për t’iu bashkuar luftës religjioze islamike në të ashtuquajturën “Toka e Shamit”,- aq “e rëndësishme për All’ahun”, sipas kreut të BIK-ut… I biri i kryebikasit vet nuk pati shkue ne luftën e terroristëve islamik,por me propaganda e thirrje të egra islamike ai dhe të ngjashmit me të, i nxitën të shkonin të tjerët. Të mashtruar a të pa mashtruar, kjo tashmë ska aq rëndesi.E keqja është që njerëzit si i pari i BIK-ut dhe biri i tij me shoqërinë e tyre islamike, ia qitën zanin e zi popullit shqiptarë,duke e shënjestruar këtë popull si të dyshimtë dhe të rrezikshëm ndaj të tjerëve. Numri tejet i madh i xhihadistëve shqipfolës,të prodhuar nga mendësia që del nga xhamitë e Kosovës, flet vet ma shumë se cdo gje tjetër.Sidoqoftë,babai i Enis Tërnavës, Naimi,-i njohur tashmë si një ndër ideologët e mëdhenj islamik, në anën tjetër, nuk i shqitet dhe nuk e harron në asnjë mënyrë rrugën për në haxh, pothuaj asnjë vit… E ka gjetë shtruet me pare, me gjasë! Dhe shkon për të këkuar-pare! Përndryshe, ska si të kuptohet ecejakja e përcdovitshme në haxh dhe ne vendet e tjera arabo-islamike e Myftiut të shqipfolësve të Kosovës, Naim Tërnavës.
Miku im Fahri Xharra, Sot ,tek profili i tij në fb ua uronte festën e Bajramit të gjithë atyre që mendojnë Shqip! Mirë e ka miku im, por do ta shtroja pyetjen e thjeshtë: Cila është Shqipja e tyre dhe si qëndron puna me shikimin dhe vëzhgimin e atyre që i ka parasysh në këtë kontekst miku ynë Fahri Xharra,të cilët nuk reagojnë kurrë për asgje, për asnjë padrejtësi dhe që nuk i shikojnë të bëmat e Naim Tërnavës dhe hoxhallarëve të tjerë në mënyrë kritike, por si dele të trembura,-krejt të “trullavta”, i shkojnë pas euforisë e marrëzisë së këtillë, duke u shkrrryer rrugëve për cdo Bajram, në vend që festën ta falnin,- nëse domosdo u dashka të falet,- nëpër shtëpinë/shtëpitë e veta?
A nuk e kupton “xhemati” i Tërnavës, që është mu Naim Tërnava që hero kombetar e ka Sulltan Muratin?!! Pse ky “xhemat”! nuk ndërmerr ndonjë hap për ti tregue dicka tërnavës e tërrnavcëve të tjerë,në atë mënyrë që pas faljes së Namazit (lutjes) për Bajram, të shkojnë për tu lutur përpara përmendores së Gjergj Kastriotit në Prishtinë? Athua pse nuk i përgjigjen lutjes dhe përgjërimit të Naim Tërnavës përpara “tyrbes” së Sulltan Muratit, me lutjet dhe përbetimin e tyre përpara përmendores së Gjergj Kastriotit?!…
Mu për këtë, mua personalisht as që më shkon mendja që t’ia uroj dikujt Bajramin, apo cilëndo festë fetare tjetër,nese ai apo ajo nuk e ka kristal të qartë qëndrimin ndaj kombit të vet.
Pikësepari…Nuk ia uroj festën e Bajramit atij apo asaj që dalldiset “për Bajram”, e nuk i bjen ndërmend për cfarëdo urimi për festën e 28 Nëntorit, për shembull!
Hidhërohet a nuk hidhërohet kush ndaj qëndrimit tim,une nuk brengosem dhe kjo nuk më bënë fare përshtypje!

***

Imami nga Drenica,Osman Musliu, mendon që Shën Tereza (Nana Tereze) nuk duhet të respektohet! Ja ky është hoxha më “patriot” i Kosovës,Osman S.Musliu Drenicaku, njeriu që e varrosi Adem Jasharin dhe familjen e tij, kundërshtar i BIK-ut të Naim Tërnavës, i rrahur nga vehabistët e krahut të Tërnavës, por që edhe vet mbetët hoxhë vehabist,sic janë pothuaj të gjithë hoxhallarët e tjerë që, njejt si ky, e mohojnë historinë,kulturën dhe cdo figurë të përmasës kombëtare a botërore të kombit shqiptar; ashtu sic e mohon,në thelb, edhe ky shovenist religjioz islamik,-që cuditërisht është nga Drenica Shqiptare, Nanen Tereze, prej tash Shën Terezen…
Ky eshte ai hoxha qe ne emisionin e Leonard Kercukut dhe Arbana Xharres, pati thene qe “nuk e konsideron hero të vetin Gjergj Kastriotin, nese ai ka vra Musliman”, dmth nese ka vra ushtare osman, per cka sot e kësaj dite i djeg e i qan shpirti ketij Idiot Osmani-Osmanlije…

***

“ISLAM RADIKAL” APO ISLAM GLOBAL; POPULL SHQIPTAR, APO “POPULL I PROFETIT MOHAMMAD”?

NJË MIK I IMI NE FB, shkruante dhe përkujtonte që islami radikal e ka këtë e atë qëllim, duke mos dashur ta shoh problemin ashtu sic është,në thelb,në rrënjë. Duhet ta kuptojmë një herë e mirë,përgjithmonë, se as që mund të bahet fjalë që Kosova apo Shqiptaria,-që në imagjinatën turko-arabe njihen si “Arnautlluk”, mund të dëmtojnë dike tjetër përpos vetvetës,-Perëndimin, jo se jo…Bota me të drejtë mund të na shoh me dyshim për shka të këtyre “deleve të zeza”, të cilat më të dëmshmet e kobshmet janë për Shqiptarizmin e Shqiptarësinë e vendit tonë,pasi prekun në  NË NDËRGJEGJËN KOMBETARE SHQIPTARE,NË KULTURËN DHE HISTORINË E KOMBIT, QË ËSHTË SYNIMI PARËSOR I PANISLAMIZMIT,gjë që neve si shqiptar kjo duhet të na brengose pa masë.
Këtu qëndron pra problemi, mik dhe miqë të nderuem dhe këto investime të paimagjinueshme religjioze islamike NË SHQIPTARI, e kan vetëm një qëllim:që t’ia ndërrojnë natyrën një kombi, si është populli ynë Shqiptar, për ta shndërue,sic po e shndërrojne gjithnjë e më shumë në pjesë të ndërgjegjshme të miletit-umetit panislamik. Pastaj, i nderumi mik dhe miqë të dashtun, nuk bahet fjale per “islam radikal” dhe as “per disa radikal religjioz islamik”, por për ISLAM GLOBAL,për një qëllim dhe synim që ekziston që nga koha e  “Profetit” Mohamad, për panislamizëm, pra për “popull të profetit”…Dmth., për një popull tjetër që synon të krijohet edhe duke i shndërrue Shqiptarët në pjesë të atij mileti-umeti, të cilit pastaj i dhemb, aty ku i dhemb somalezit,pakistanezit,malajziasit,ujgurit kinez,azerit,marokenit,turkut,arabit,sirianit,kurdit,boshnjakut etj. Fundja, miku im dhe miqë të mij të dashtun, keni mundur ta vereni qe të gjithë HOXHALLARET me ëndje hero të tyne e kan Sulltan Muratin,-tuj fillue nga Naim Tërnava?! Nganjëher gënjejnë nga frika prej opinionit publik shqiptar,duke thane “hero i tyne asht Skenderbeu”, por ne rastet e tilla rrejnë dhe shprehen si demag meqenëse Gjergj Kastrioti u pengon ne “krijimin” e “popullit të profetit…”, pasi Gjergj Kastioti e kastriotët e tjerë,- sic janë realisht të gjithë Shqiptarët e ndërgjegjshëm e të vërtetë, e kan popullin e vet,tokën e vet,gjuhën e vet,mburrjen dhe krenarinë e vet…

***

Ministria për Përhapjen e Islamit në Botë nga Emiratet e Bashkuara Arabe, i ndane 7 milionë euro për një xhami për arabizim e turqizim të shqiptarëve në Vushtrri…
Vetëm përpara “Arabët” e bardhë, se kur ta kuptoni humanizmin turk e arab, nuk do të jeni në tokën tuej stërgjyshore…
Express,
E për këtë xhami, deri tash janë planifikuar para të majme nga Emirate Arabe. “Emiratet e Bashkuara Arabe po e financojnë këtë xhami me 7 milionë euro…kemi nevojë sepse tre mijë veta …falen në borë e shi”, pati thënë në “Klan Kosova” Shemsi Rrahimi, Kryetar i BIK në Vushtrri.(Gazeta Express)…
***
Cka me thanë tjetër pos që Ai/Ajo që nuk e lë Kosovën Shqiptare që të përparoj dhe të emancipohet, e që nuk punon e angazhohet për punësimin dhe mirëqenjen e njerëzve të saj, por që dëshiron ti lë me sy drejt qiellit me lutje arabe e panislamike, I DALTË SHPIRTI  NË ATË XHAMI DHE CDO XHAMI TJETËR TË KOSOVO* …
SE AJO NUK ËSHTË DARDANIA/KOSOVA IME E SHTRENJTË SHQIPTARE, megjithëse është një tokë e shenjtë e popullit të pafajshëm shqiptare që po na e zhbëjnë…Kjo është një tragjedi e paralajmëruar kombëtare!
***
23 gusht 2016. Në kuadër të vizitave nëpër komuna të Kosovës për siguri, MINISTRI I BRENDSHËM I REPUBLIKËS SË KOSOVËS,SKENDER HYSENI,DJE NË KOMUNËN E GJILANIT theksoi se Kosova brenda vitit të fundit është vlerësuar për parandalimin e dhunës së ekstremizmit dhe terrorizimit.
AI më tutje,theksoj:
“Nëpër xhamitë tona për ditë më sistematik e më pranishëm është diskursi më pozitiv islamik, që i bënë shërbim të jashtëzakonshëm fesë islame në rend të parë, por edhe qytetarëve të republikës së Kosovës. Pa dallim përkatësish fetare apo etnike. Unë në zhargonin tim, radikalizmin e cilësoi si ekstremizëm të dhunshëm dhe terrorizëm. As një herë nuk e jap atë përcaktorin islamik. Mirëpo, kjo nuk guxon të na bënë që t’i mbyllim sytë para të vërtetës që në pjesën dërmuese të rasteve kur shtypet butoni dhe merren qindra jetë njerëzish të pa fajshëm fëmijë dhe gra-dikush thotë Allahuekber. Nuk mund t’i mbyllim sytë dhe veshët para këtij fakti. Kjo assesi nuk duhet të na bëjë që të themi se feja islame është fe jo e mirë ose…përkundrazi feja islame është e pastër, nuk predikon dhunë, predikon paqe mes njerëzve”, tha Hyseni.
* * *
Mendimi im është që terrorizmi islamik është i shkallshkallshëm dhe derisa dikush ta shtypë “butonin”, kalon nëpër faza të tëra përgatitore. Islami dhe synimi islamik shqiptarzhbëres ekziston në Kosovë dhe Shqiptari dhe atë një ministër i brendshëm duhet ta dij në cdo kohe dhe në cdo cast. Pjesë të kombit tonë, inderumi Ministër i Brendshëm Skender Hyseni, janë në fazën e shkatërrimit kombetar, ku ligjerata Islame/Islamike i ka verbuar dhe sjelle,pothuaj një masë të madhe Shqiptarësh që ta harrojnë vetvetën dhe përkatësinë e vet kombetare, duke belbëzuar me “krra-krra”-të e tyre. Kjo është një situatë e dhimbshme e tragjike, të cilën shqiptarët nuk duhet ta durojnë dhe duhet ti dalin përpara me të gjitha mundësitë e mjetet. Vetëm le të mendoj sado pak Ministi yne i nderuar për Shqiptarët e Maqedonisë dhe për Islamin identifikues të tyre. Le të mendoj pak që të gjithë ata “luftëtarë të All’ahut” dhe “cështjes muslimane”; pra të gjithe ata që luftojnë për të ashtuquajturën “Toka e Shamit” deri në ditët e sotshme dhe për “shehidet” që që i lanë jetëkotat e tyre se të gjitha ata, vec e vec, e kan pasur nga një hoxhe që u ka qëndruar pas, që i ka frymëzuar, që e kan dëgjuar një “thirrje” sic ishte ajo “hytbe-ja e famshme” e BIK-ut, për ti dale zot një cështjeje inekzistente,të paqenë,të shpifur,një jehone të vonuar luftërash religjioze. “Nëpër xhamitë tona” të ndërtuara e meremetuara nga Turqia erdoganiste dhe vendet arabo-islamike, nuk ka ndryshuar fare diskursi, por kan dëgjuar që po burgosen ata që frymëzojnë për terrorizëm islamik, dhe,thjeshtë,po frikësohen. Aty ku jetoj une në Kosovë dhe ku kam ndertuar shtëpi , eshte nje xhami e ndertuar nga arkitektet turq te Turqise dhe paratë arabe pas luftës. Xhamia është ndertuar pa leje,tinëzisht dhe atë mbi varre shqiptarësh! Kjo për “Islamin tonë” nuk është “haram”,apo jo? Dhe mekati tjetër i kësaj xhamie është se ajo është ngritur mu në vendin ku ekzistonte që nga periudha e Kushtetutës së vitit 1974 Tregu i Gjelbër, ku fshatarët i shisnin prodhimet e veta bujqësore,duke krijuar,ashtu,mbijetesen për familjet e veta. Sot ai treg ma nuk ekziston,ështe vetem kujtim… Cdo Ministër si Skender Hyseni, duhet të krenohet për detyrën dhe punët që i kryen në rrethana lirie,kur e kemi pavarësinë e Kosovës,që kërkon të forcohet e ndërtohet përditë. Por,Ministri duhet të jetë, po ashtu, mjaft real, dhe të njohtohet me jetën,rrjedhat e saj! Si mund të kuptohet dhe c’përgjigje mund ti japim faktit që xhamia/xhamitë, ia kan zënë frymën jetës. Jetës sonë si shqiptar! Në periudhën e pushtimit nese mund ta quajmë decidivivisht edhe periudhen e Autonomisë së Vitit 1974, qyteza G. kishte kino,nje shtepi të vogël kulture,vendet ku zhvilloheshin aktivitete të ndryshme sportive prej nga delnin sportistë të dalluar,kishte kooperativë bujqësore me shume të punësuar etj,etj., ndersa Sot nuk ka asgjë,vetëm një xhami mbi varre shqiptarësh dhe nje treg të gjelber që s’ekziston me, xhami të ndertuar imponueshëm që terrorizon pandërpre me “ezanin” gjat njëzet e katër orëve,ku hoxha njohton per vdekjet e njerezve nga minarja e saj e stërzgjetur dhe prej nga mbane “nasihat” për “miletin” e papunë dhe flet, pos tjerash, “për baba dimrin e babadreqin!” Ky është një nder hoxhet që është detyruar “ti zgjas pantollonat” e shkurtër kur i është bërë vërejtje… I njejti, sipas dëshmive të mija, ka kerkuar nga të rinj të atyshëm, që “të shkojnë në Siri…”  Ky ndoshta tash për dike e ka ndryshuar diskursin, por për mua jo! Sherri i ketij Islamiku më humb dëshira që të jetoj e pushoj në shtepinë time. Nuk mund ta ndegjoj “ezanin” se si ma ndotë atmosferën dhe cilësinë e jetës sime në oborrin e shtepisë sime,në vendin tim që i jep imazh të një vendi më shumë se arab!!
Të durosh hoxhë të tille me provokimet e tilla turke-arabe, duhet ta keshe “lekurën e trashe”,apo të mos jeshe me ndergjegje Njeri e as Shqiptar i mirë…
Sidoqoftë, nga lexuesit e mij të nderuar, kërkoj përgjigje rreth deklaratës së Ministrit të Brendshëm të Kosovës, duke e dhënë secili që dëshiron mendimin e vet që e plotëson apo e kundërshton mendimin tim apo të njeriut që supozojmë e njeh më mirë se të tjerët realitetin në Kosovë.
Personalisht kërkoj përgjigje në këto pika:
1.A është Islami fe paqësore dhe a është ai i reformuar, siç është, ta zëmë, Krishterizmi;
2.A është problem për Kosovën VETEM shkuarja e të rinjve për të luftuar për të ashtuquajturën “Toka e Shamit”,- pas thirrjes që zyrtarisht ua ka bërë që të shkonin atje BIK-u;
3.A është kombi Shqiptar i sulmuar së brendshmi nga ana e bashkesive islame në “Arnautlluk” dhe “prodhimeve” serike të tyre me SHQIPFOLES;
4.Pse heshtet terrorizmi i pandalshëm i xhamive dhe ezaneve të tyre “hyjnore” ndaj Shqiptarëve;
5.Pse Islami dhe “KOASH”-i jane shnderruar në “cështje” të Turqisë dhe vendeve arabo-islamike,sikurse edhe të Greqisë dhe,në fund;
6.Pse TIKA e Qeverisë së Turqisë është shndërruar certhull vendas në trojet Shqiptare, me synim parësor shkatërrimin e popullit shqiptar?
Kërkoj përgjigje korrekte pa e përdor asnjë shprehje fyese ndaj askujt.
***

Më 14 gusht 2016. M.A. TERRORIST ISLAMIK NGA PUKA, që ka shkue për të luftuar në Siri në radhët e grupimit islamik “Al ­Nusra,asht kthye pa therrë në kambë në Shqipëri, pas relacioneve Shqipëri-Turqi-Siri e anasjelltas. Pasi është lodhur nga “intermecot” luftarake në emër të së ashtuquajturës “Toka e Shamit”, që asht “aq e randësishme për Allahun” sipas BIK të Kosovës e xhihadistëve; ku luftëtarët kurdë të Kurdistanit ua dridhën tokën nën këmbë, duke i vrarë,masakruar e ndjekur si hijena në…për shkretëtira, pa ua përfillë fare Islamin “paqësor” dhe Allahun e tyre, kthehet kokrrosh në Pukë, ku mendon ta përhapë bisnesin e tij ne gjithë Shqipërinë.
KURDËT e duan atdheun e vet të quajtur KURDISTAN, e jo TOKËN E SHAMIT, sic u kan mesuar Naim Tërnava, kryevehabisti i Kosovës e të tjerë kryevehabista të bashkesive të tjera islame nëpër “Arnautlluk”, oooo “Biznesmen” i Al Nusras terroriste…
Dhe tash i mburrur e krenar “biznesmeni” i Al Nusras leshon gazera e gënjeshtra të padurueshme …
Luje rrotë,luje, dhe sillu e dridhu, oj rrotë, pasi je rrotë që sillesh ne shtetet tallava të “shqiptarëve”:
” Po tani ku jetoni, me çfarë merreni?

Unë tani jetoj në Pukë, kam hapur një biznes timin dhe shumë shpejt shpresoj ta zgjeroj në të gjithë Shqipërinë.”

***

Nuk e dij se a ju kujtohet lexuesve se zhurmën më të madhe rreth ndërtimit të Katedrales “Shën Tereza” në Prishtinë, e kan bërë xhemati i ri i xhamive, kryesisht nga Prishtina… Ata, madje, patën filluar të mihnin themelet e xhamisë së re,të madhe, mu në oborrin e Fakultetit Filosofik të Universitetit “Hasan Prishtina” në Prishtinë. Së paku njëri nga ata që filluan ti mihnin themelet simbolike të xhamisë aty, me mbiemrin Demolli, ka shkuar për të luftuar për të ashtuquajturën “Toka e Shamit”, duke rënë “shehid” në Siri. Me te atë ditë ishte edhe Lavdim Muhaxheri etj, edhe ai “komandant” i madh i “ushtrisë së profetit” atje. Pasoj e presionit të tillë të këtyre terroristëve të ardhshëm, që u përdoren pararojë nga BIK-u, është vendimi për ngritjen e xhamisë “më të madhe në Ballkan”, në Prishtinë?…

Vetëm një përgjigje nuk është duke u dhënë: A do të fitoj kombi shqiptar apo, “populli i profetit” që vazhdon të ndihmohet madje edhe nga “institucionet”, i cili gjithnjë e më në numër është duke dalë trushpërlarë e syleshatuk nga xhamitë?

Ajo që e dijmë është se kishës së madhe ortodokse të Serbisë pushtuese të Milosevic, nuk ka kush cka ti bëjë!

Por “mund ti bëjmë” keq vetëm vetës sonë, duke e shkatërruar vetvetën përmes krijimit të një populli tjetër,që na shkatërron në vendin tonë!

Loading...
 
Displaying 1 Comments
Have Your Say
  1. fery thotë:

    ” luftoni per token e Shamit se ajo toke edhte e shnjte per ju ” kishte lene porosi me shkrim Profeti Muhamed dhe kjo porosi u dedikohej arabeve duke marre parasysh se nentoka e Shamit ka pasuri te pafund nentoksore dhe sovrani i asaje toke te shenjte ishte populli arab i cili duhet te luftonte per ta mbrojtur ate toke te shenjte nese rezikohej ose sulmohej nga dikush i huaj
    Pake a shume kjo eshte arsyeja kryesore
    Dhe nese rezikohej kjo toke e shenjte ateher popullin arab duhej ta ndihmonin edhe vllezrit e tjere mysliman nga gjithe bota nese kane mundesi dhe nese ne vendet e tyre nuke kane probleme te rezikimit te shtetit te tyre nga ndonji agresor tjeter…pra , nese kane mundesi dhe nese shteti i tyre nuk rezikohet nga ndonji agresor
    Per gjithe shqiptaret toke e shenjte z.Gjergj eshte Kosova ne tersine e tetitorit te saje dhe kur ishte dita ,i madh e i vogel u desh ta mbronim kete toke te shenjte gjithe shqiptaret.Por , a ndodhi keshtu dhe si ndodhi e cfare ndodhi nuke do te hyje ne ndonji analize sepse , tani me gjithe shqiptaret e kane te qarte dhe per keto pyetje kane marre pergjegje
    Ministri serb i paseluftes per Kosoven z.Bigdanoviq ishte ne krye te nji delegaciini te qeverise serbe ne vitin 2003 ,per vizite dyjavore ne Qipro pre te mesuar dhe dhene instrukcione qeverise qipriote se cfare duhet te bente ajo me ato 10 miljard DM ose , 5 miljard € te cilat Millosheviqi i kishte plackitur nepermes organeve te dhunshme serbe te instaluara ne gjithe ekonomine e Kosoves ne perudhen 1990-1999.
    Aty edhe ishte nenshkruar nji mareveshje e fshehte se nga interesi i ketyre 5 miljard € duhej te “ndihmoheshin” organizata humanitare joqeveritare ne Maqedoni e Bosnje por qe ato u shtrine pase 2004 edhe ne Kosove dhe Shqiperi.Ponjashtu ishin marre veshe te dy delegacionet se ato mjete duhej te shperndaheshin ne 49 banka te disa shteteve arabe ku pjesen me te madhe arrijti ta marre disa banka te Emirateve ( mbi 2 miljard € ).te cilat iu kthyen shtetit serb vitin e kaluar dhe nga te cilat Serbia ka filluar ta ndertoje “beogradin mbi uje”
    Islami si fillizofi e jetes ,nuk erdhi ne kete bote per me prodhue mysluman budallenj por , e kunderta , me prodhue mysliman te dijshem dhe shkencetar.Ne bote z.Gjergji sot jetojne rrethe 1.6 miljard mysliman dhe nder ta vetem 4 e kane fituar cmimin Nobel ose ne 400 miljon mysliman 1 nobelist.
    Izraeli numron 4.5 miljon jevrej kurse ne gjithe boten jetojne rrethe 15 miljon.Sot ne bote ka 29 jevrej qe kane marre qmimin Nobel ose ne 1 miljon jevrej i bien 2 nobelist.Nese e bejme nji krahasim.ateher i bie z.Gjergji se myslimanet sot duhet te kishin rrethe 3200 nobelist qe nuk i kane sepse , po ti kishin patur s do ta leshonin token e tyre te shenjte dhe te shkonin refugjat ne gjithe boten me shume reziqe e viktima gjate rrugetimit, kurse pasurite e tyre nentoksore ti cfrytezojne te tjeret sepse , dijataret dhe shkecetaret gjate paisjes se tyre me dije kane mesuar edhe se si cfrytezohen ato pasuri dhe di te mbrohet dhe duhet vendi .

    Përgjigjiuni
    Pelqej(4) Nuk Pelqej(2)

Leave a comment

XHTML: You can use these html tags: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>

Loading...

Kush duhet ti fitojë zgjedhjet në Kosovë?

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...